Fundviti, aktivitetet dhe festimet e te vegjëlve në disa shkolla të ndryshme
Në redaksinë e Portalit Shkollor, kanë ardhur nga mësues të ndryshëm aktivitete të zhvilluara nga ata dhe nxënësit, në lidhje me festat e fundvitit. Ju ftojmë të shikoni përmes fotove mënyrën si janë pritur festat në shkolla të ndryshme.
Në redaksinë e Portalit Shkollor, kanë ardhë nga mësues të ndryshëm aktivitete të zhvilluara nga ata dhe nxënësit, në lidhje me festat e fundvitit. Këto aktivitete kanë qenë të shumta. Klasat janë zbukuruar në mënyrë shumë kreative. Dihet që fëmijët e vegjël i gëzohen më shumë këtyre festave, ndaj ju ftojmë të shikoni përmes fotove mënyrën si është pritur fundviti në klasat e fillores, të shkollave të ndryshme.
Këto aktivitete nuk u lanë pas as nga fëmijët e kopshteve. Të veshur në mënyrë shumë harmonike, fëmijët e grupit të parë, Elbasan, performuan këngë dhe vjersha. Secili prej tyre është veshur me veshjen karakteristike të babagjyshit, ku dominon ngjyra e kuqe dhe jeshile.
Në shkollën "Heronjtë e Dukagjinit", Gllogjan, Komuna Deçan, nxënësit e klasës së tretë, nën kujdesin e mësuese Drita Kasumaj, e pritën kështu.
Ndërsa në shkollën "Afrim Abazi", Ferizaj, me mësuese Arzije Zeqiri, nxënësit e klasës së dytë, preferuan lojërat dhe vizatimet në xhamat e klasës, një mënyrë tradicionale e zbukurimit të klasës. Pambuku, letrat shumëngjyrëshe, xhamat e zbukuruara me flokë dëbore, shoqërojnë çdo brez, që i gëzohet atmosferës së fundvitit.
(Portali Shkollor)
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë