Forcimi i edukimit, Këshilli i Europës thirrje shkollave për aplikim në projektin për qytetarinë demokratike
Projekti do të zgjasë për një periudhë katër vjeçare, ku vetëm 75 shkolla nga i gjithë vendi do të kenë mundësi të bëhen pjesë e tij. Nxënësit, mësuesit dhe stafi drejtues i shkollës do të përfshihen në veprimtaritë e shkëmbimeve të përvojave, aktivitetet ndërgjegjësuese, shkollat verore dhe rrjetet e punës.
Të gjitha shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm të lartë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e projektit më të fundit që ka në fokus "Forcimin e edukimit për qytetari demokratike në Shqipëri".
Projekti do të zgjasë për një periudhë katër vjeçare, ku vetëm 75 shkolla nga i gjithë vendi do të kenë mundësi të bëhen pjesë e projektit. Ku këto do të jenë të ndara në 25 shkolla për secilin cikël. Nxënësit, mësuesit dhe stafi drejtues i shkollës që do të bëhen pjesë e këtij projekti do të kenë mundësinë të marrin pjesë në veprimtaritë e shkëmbimeve të përvojave, aktivitetet ndërgjegjësuese, shkollat verore dhe rrjetet e punës.
Ky projekt ka gjithashtu synim për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës për nxënësit dhe t’i përfshijë ata në një kulturë demokratike, si dhe këta të fundit të sjellin qasje të reja të arsimit ku ata janë pjesë.
Projekti do të përkrahë reformën aktuale të kurrikulave shkollore, bazuar në kompetenca dhe qasjet e reja të arsimit që ato përfshijnë, si dhe metodat e mësimdhënies me në qendër nxënësin.
Projekt ky i financuar nga Këshilli i Europës i shpallur më datë 15 korrik, ku afati për dorëzimin e aplikimit përfundon më datë 31 korrik 2020, si dhe aplikimet duhet të dorëzohen vetëm me e-mail në adresën education.tirana@coe.int
Të interesuarit mund të bëhen pjesë e projektit duke lexuar mbi kriteret e pjesëmarrjes dhe më pas duke plotësuar formularin e gjendur më poshtë.
KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN e institucioneve arsimore të sistemit të arsimit bazë dhe të mesëm të lartë që do të jenë pjesë e projektit “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri”.
FORMULAR APLIKIMI për Institucionet Arsimore të sistemit të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë që do të jenë pjesë e projektit “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri”, për vitin shkollor 2020-2021.
Përgatiti: Marina Kërçeli
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë