Fillon aplikimi për bursa në Itali, UT: Ja procedura

Universiteti i Tiranës ka hapur aplikimet për bursa, për studentët në Programin Erasmus+ në Universitetin e Pavias, Itali

Universiteti i Tiranës ka hapur aplikimet për bursa, për studentët në Programin Erasmus+ në Universitetin e Pavias, Itali. Bëhet fjalë për bursa, të cilat klasifikohen si bursa për mobilitete, ndërsa sa i takon llojit të tyre, ato përfshijnë shkëmbimin e studentëve për studime. Nivelet e mobilitetit për studentët janë në 3 programet e studimit: bachelor, master dhe doktoraturë, ndërsa kohëzgjatja për secilin prej tyre është 6 muaj.

Për programet e nivelit të parë, UT bën me dije se studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës dhe se nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë, por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre. Sa u takon fushave të studimit, ato janë të një game të gjerë, duke filluar që nga ekonomia, drejtësia, letërsia, matematika, shkencat e komunikimit, etj. Megjithatë, çdo i interesuar mund të klikojë në adresën http:ëëë. unipv.eu/site/en/home/study/course-catalogue. html për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Pavias.

Bursat dhe aplikimi

Bursat e ofruara nga programi Erasmus + përfshijnë kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët) dhe kostot e udhëtimit, në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Sipas UT-së, studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. “Ata do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre apo tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës”, sqaron UT. Sa i takon gjithë procesit të aplikimit, ai kryhet online në adresën bit.ly/1VLWXHb, ndërkohë që afati i fundit është data 26.01.2016.

Studentët e përzgjedhur për të ndjekur këtë program mobiliteti do të fillojnë mësimin për një periudhë 6-mujore ndërmjet datave 01 shtator 2016 – 31 korrik 2017. Për të aplikuar në nivelet bachelor, master dhe doktoraturë, të gjithë kandidatët duhet të bashkëngjisin një sërë dokumentesh, të cilat i gjeni në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Pjesë e këtij dokumentacioni është edhe formati e Learning Agreement, i cili mund të shkarkohet duke klikuar në adresën: http:www.unitir.edu.al/images/Komunikimi/dok/ba-ma.pdf. Ndërkohë, sa i takon plotësimit të saktë të tij, udhëzimet i gjeni sërish në tabelën bashkëngjitur shkrimit.

Dokumentacioni për aplikim

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:

CV.

Foto personal.

Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaportës).

Vërtetim studenti

Listë notash.

Letër Motivimi (në gjuhën angleze).

Certifikatë e gjuhës së huaj.

Certifikatë e gjuhës së huaj.

Dokumenti Learning Agreement.


Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët Master: 

CV.

Foto personale.

Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaportës).

Vërtetim studenti.

Diplomë e nivelit Bachelor.

Listë notash të studimeve Bachelor.

Letër Motivimi (në gjuhën angleze).

Certifikatë e gjuhës së huaj.

Dokumenti Learning Agreement.

Universiteti i Pavias ofron kurset e studimit në gjuhën angleze dhe në gjuhën italiane, ku niveli minimal i kërkuar për të dyja gjuhët është B1. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me certifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.

Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë “Mobility Plan”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Pavias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. 
Dokumenti “Learning Agreement” tek seksioni “Commitment” firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim studentët e Doktoraturës:

CV + lista e publikimeve (në gjuhën angleze).

Foto personale.

Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaportës).

Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik).

Diplomë masteri.

Listë notash e nivelit master.

Letër motivimi (në gjuhën angleze).

Certifikatë e gjuhës së huaj.

Dokumenti Learning Agreemen.

(Ola Mitre, GSH)

2,874 Lexime
8 vjet më parë