Fier/ Nxënësit romë nuk braktisin shkollën: Mësueset na edukojnë, transportin e kemi falas
Në fshatin Zhupan të Fierit fëmijët romë nuk e braktisin shkollën, dhe për këtë insistues është stafi i mësuesve. Në shkollën 9-vjeçare “100 vjetori i Pavarësisë”, u ulën në banka këtë vit 60 nxënës romë. Vetë nxënësit thonë se vijnë falas në shkollë dhe mbi të gjitha ata respektohen në klasë.
Integrimi i fëmijëve të komunitetit rom mbetet sfida e sistemit arsimor. Por në shkollën 9-vjeçare “100 vjetori i pavarësisë” në fshatin Zhupan të Fierit, shumë prej nxënësve i përkasin komunitetit rom dhe padyshim ky është një lajm i mirë.
“Unë jam Xhoeli dhe jam i lumtur në shkollë. Jam në klasë të dytë”.
Mësuese Laureta Lilo punon në këtë shkollë prej 25 vjetësh na tregon insistimin e stafit të shkollës që nxënësit rom të mos e braktisin shkollën duku u siguruar transport madje edhe duke shkuar për t’i marrë nga shtëpia në shkollë.
“Mësuese prej 25 vitesh. Këtu ka shumë fëmijë rom. Nga viti i kaluar që kemi pasur 70 fëmijë rom, sivjet kemi 60. Një pjesë mungon se janë jashtë shtetit. Kemi bashkëpunuar dhe me kryeplak fshati dhe kemi bërë të mundur regjistrimin e të gjithë fëmijëve në shkollë. Transporti mundësohet nga 10 vjet. Vijnë me fugon. Në çdo klasë ka fëmijë rom. Janë të shpërndarë. Ka dhe fëmijë që vijnë, largohen, por bëjmë kthimin e tyre në shkollë”, tha mësuesja.
Në ndihmë të stafit është edhe Maria Elena vullnetare e cila shoqëron nxënësit nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas.
“Jam Maria Elena dhe jam 22 vjeç. Është dita e parë që është në shkollë dhe në Shqipëri ndodhet prej 2 muajsh. Merret me fëmijët, kryesisht për fëmijët rom, brenda dhe jashtë shkollës. Për t’i ndihmuar. Bën shoqërimin e tyre në mëngjes nga qendra e banimit dhe pastaj po e njëjta gjë edhe pas shkolle që fëmijët të jenë të sigurt”.
Por mbi të gjitha nxënësi i klasës së 7 Niko tregon se ata respektohen në klasë dhe në shkollë.
“Unë jam Niko, klasë e 7. Në këtë shkollë kam që në klasë të parë. Këtu kam dhe shokët e lagjes time. Mësueset na edukojnë dhe na mbajnë shumë mirë. Ne vijmë me fugon. Kemi transportin falas. Na e siguron shkolla. Ne më të rriturit i ndihmojmë më të vegjlit. Nuk i lëmë të zihen”, tregoi Niko.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hartimi i projektit kurrikular
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri