Risi

“Fi Ki Bio” – Laboratori i lëvizshëm nëpër shkolla

Fi Ki Bio ofron module rreth ujit, ajrit, tokës, mbetjeve të ngurta, ndryshimeve klimatike dhe efiçencës së energjisë. Qëllimi është që Fi Ki Bio t’i vizitojë të gjithë fëmijët në arsimin parauniveristar duke përcjellë mesazhin e mbrojtjes së mjedisit.

“Fi Ki Bio” është laboratori që ministria e Arsimit ka marrë si dhuratë nga qeveria gjermane, nëpërmjet këtij autobusi lëvizës me mjetet më të fundit teknologjike, fëmijët në shkolla të ndryshme të vendit do të mund të eksperimentojnë fenomene dhe dukuri natyrore të cilat i mësojnë në teori në librat shkollorë. Ky laborator ishte i vendosur në shkollën 9-vjeçare “Gustav Mayer” në Tiranë ku fëmijët e klasës së 5-të bënë eksperimente të ndryshme. 


Një grup mësuesish të trajnuar janë vetëm fillimi për ministren e Arsimit pasi kjo teknologji kërkon mësues edhe më shumë të trajnuar që të jenë kudo në 12 qarqet e vendit për të pasur mundësinë që fëmijët përmes njohurive të tyre të formojnë kompetencën por edhe të luftojnë lajmet e pavërteta dhe të pabazuar në studime shkencore mbi mjedisin, natyrën dhe ujin.


Emri Fi Ki Bio këtij laboratori i është vendosur për shkak të studimit të fenomeneve shkencore që ndërlidhen me Fizikën, Kiminë dhe Biologjinë. Fi Ki Bio ofron module rreth ujit, ajrit, tokës, mbetjeve të ngurta, ndryshimeve klimatike dhe efiçencës së energjisë. Qëllimi është që Fi Ki Bio t’i vizitoj të gjithë fëmijët në arsimin parauniveristar duke përcjellë mesazhin e mbrojtjes së mjedisit përmes njohjes së mekanizmave te tij.

(Portali Shkollor)

2,379 Lexime
6 vjet më parë