
Festë dhe dhurata për nxënësit e parashkollorit “Bardhyl Popa”
Ashtu si në çdo shkollë të vendit edhe nxënësit e parashkollorit të shkollës 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në Elbasan, kanë festuar së bashku festat e fundvitit. Mësuesja e tyre, Enkelejda Uruçi ka preferuar të ndaj disa nga momentet.
Fëmijët e parashkollorit të shkollës 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në Elbasan kanë festuar së bashku vigjiljen e ndërrimit të viteve nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme.
Të organizuar nga mësuesja e tyre, Enkelejda Uruçi, nxënësit kanë kënduar, recituar dhe performuar kërcime të ndryshme duke kaluar momente vërtetë të gëzueshme dhe emocionuese.


Kulmimi i festimeve për vogëlushët qe momenti i shfaqjes së babagjyshit me thesin e tij të lodrave. Fytyrat e tyre të qeshura e të lumtura ishin shpërblimi i prindërve dhe i të gjithë të pranishmëve.
“Shpërndarja e dhuratave nga babagjyshi ishte një moment shumë i gëzueshëm për fëmijët. Mbështetësit kryesor në çdo aktivitet që ne organizojmë janë prindërit e tyre”, kështu është shprehur mësuesja Enkelejda Uruçi.

(Portali Shkollor)
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
Starton PISA 2025 në Shqipëri: Mbi 6 mijë nxënës në testim, masa të reja për mësuesit dhe nxënësit