Festat vijnë ndryshe në shkollën "Rilindja"
Tradita e të përçuarit urime shpërndahet nga shkolla në shkollë. Nxënësit e shkollës "Rilindja", Kavajë kanë gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të shpërndarë kartolinën e tyre të urimit.
Tradita e të përçuarit urime shpërndahet nga shkolla në shkollë. Nxënësit e shkollës "Rilindja", Kavajë kanë gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të shpërndarë kartolinën e tyre të urimit me të tjerë. Me këtë mënyrë unike, ata përcjellin atmosferën e këtij fundviti.
"Janë nxënës të devotshëm, e duan shumë edukimin dhe janë mjaft inovatorë me idetë që sjellin" dhe si rezultat ne, edukuesit, marrim sadisfaksion prej tyre" -shprehet drejtoresha Dea Qarri.
Nxënësit e kësaj shkolle gjithmonë janë treguar të gatshëm për të bërë të tilla organizime artistike në festa të ndryshme. Secila festë meriton të përjetohet gëzueshëm, ashtu siç na e demostrojnë nxënësit e kësaj shkolle.
(Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Letër falenderuese mësuesit
Mesazhet më të bukura të nxënësve shqiptar për Ditën e Tokës në Portalin Shkollor