Fëmijët që e kanë të pamundur rikthimin në shkollë do mësojnë përmes televizorit
Fëmijët që nuk munden të rikthehen në shkollë, do të mësojnë përmes televizorit në platformën "RTSH Shkollë". Kjo platformë do tu mundësojë nxënësve të mos humbasin asnjë orë mësimore.
Ndërsa shumë prej nxënësve kishin filluar përgatitjet për vitine ri shkollor, dhe entuziazmi ishte i madh për ta, një pjesë e mirë e nxënësve të tjerë i ka gjetur të karantinuar në shtëpi.
Mintria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, ka shërndarë një njoftim në faqen e saj të Facebook, që për të gjithë ata nxënës të cilët nuk mund të riktheheshin në dyert e shkollës, për arsye të ndryshme të tilla si: pasi janë karantinuar në shtëpi apo kanë sëmundje kronike dhe u rrezikohet shëndeti në shkollë, ajo në një farë mënyre është munduar t'i bëjë të ndihen të lumtur duke i thënë se nuk duhet të shqetësohen, pas, nuk do humbasin asnjë orë mësimore pasi ka filluar transmetimi i programit në "RTSH Shkollë", i njëjtë me atë që do të zhvillohet në shkollë si dhe ky program do të ritransmetohet pasdite.
"Nxënësit që nuk mund të shkojnë në shkollë sepse janë karantinuar në shtëpi, apo kanë sëmundje kronike dhe u rrezikohet shëndeti, të ndjekin kanalin "RTSH Shkollë", shkruan ministria Besa Shahini.
Përgatiti: Marina Kërçeli
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Pyetjet që mund t’u bëni nxënësve në ditën e parë të shkollës
Dita e parë e shkollës, këshilla për prindërit