Fëmijët me drekë edhe në shkollat publike
Nxënësit do të hanë drekën në shkollat publike, ky është projekti më i ri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit i cili do praktikohet fillimisht në pesë bashki të mëdha, respektivisht në 20 shkolla e më pas në gjithë vendin.
Nxënësit do të hanë drekën në shkollë, dhe do të bëjnë detyrat ne klasë. Qeveria projektin nisjen e programit “Të bëjmë detyrat e shtëpisë” që konsiston në ushqyerje të shëndetshme; ku sasia dhe e përbërja e ushqimit do të jetë me konsultë me nutricienët. Projekti do të nis në 100 ditët e para të këtij mandati, dhe siç shprehet ministrja Nikolla do të pilotohet në 20 shkolla që kanë numrin më të madhe të nxënësve në 5 qarqe.
“Do të nisim pilotimin në 20 shkolla të nismës “të bëjmë detyrat e shtëpisë” që nënkupton marrjen e ushqimit të drekës dhe përgatitja e mësimeve në shkollë me mësues të dedikuar të këtij procesi. Do të nisim me 5 bashki të mëdha në të gjithë Shqipërinë, në katër shkolla për secilën bashki”, - tha ministrja Nikolla.
Për të ecur përpara me këtë projekt, bashkia e Tiranës përmes këtij pyetësori pyet prindërit nëse janë dakord të paguajnë 50% te shumës për ushqimin dhe shërbimet në shkollë për qëndrimin deri në orën 17:00.
Kostoja sipas Bashkisë së Tiranës për një vaktë në mensë është 160 lekë; gjysma e së cilës ofrohet nga bashkia dhe pjesa tjetër nga pagesa e prindërve.
Projekti ka për qëllim që nxënësit gjithashtu të çlirohen nga çantat e rënda dhe kurrikulat e ngarkuara, duke e bërë pjesë më të madhe të detyrave në klasë, dhe duke i lënë dosjet në shkollë.
(Portali Shkollor)
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve në Portalin “Mësues për Shqipërinë” 2024