Fëmijët dhe fobia nga shkolla
Shumë fëmijë përjetojnë ndjenja jo të mira kur u duhet të shkojnë në shkollë. Për këto arsye, prindërit duhet të ndërtojnë ura komunikimi, mirëkuptimi dhe dialogu. Nga ana tjetër, mësuesit në klasë duhet të sigurohen të krijojnë klimë bashkëpunimi.
Ndodh shpesh që fëmijët, në fillim të klasës së parë apo edhe më vonë, refuzojnë të shkojnë në shkollë. Kjo lidhet me arsye të mosdëshirës, për të mos frekuentuar shkollën e për tu marrë me gjëra që më së shumti i pëlqejnë, por edhe me dimensione psikologjike.
Fobia shkollore shoqërohet me ndjenja të forta ankthi, kriza paniku kur vjen koha për të shkuar në shkollë, dhimbje koke, të vjella, të qara, stres, irritim.
"Ajo që duhet të dinë shumë qartë prindërit është që nuk bëhet fjalë për kapriço, por për vështirësi konkrete që hasin fëmijët. Kjo do të thotë se për t’i ndihmuar këta fëmijë, absolutisht nuk duhet ushtruar presion, nuk duhen sforcuar apo detyruar fëmijët për asgjë”, shkruan psikologia Lorela Garuli në Instagram në profilin @edukim_psikologji.
Statusi i plotë:
Shumë fëmijë përjetojnë ndjenja jo të mira kur u duhet të shkojnë në shkollë për herë të parë apo të tjerë të cilët shfaqin rezistencë për të qëndruar aty. Fobia shkollore ka të bëjë me frikën e vazhdueshme që i shkakton fëmijës mjedisi shkollor.
Te fëmijët më të vegjël kjo mund të lidhet me vështirësitë për t’u larguar nga prindërit. Në raste të tjera, shkaku ka të bëjë me frikën nga gjykimi i shokëve/shoqeve të klasës, frikë se nuk përmbush pritshmëritë akademike të prindërve apo mësuesve, vështirësi për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie normale me bashkëmoshatarët, marrëdhënie jo e mirë me mësuesit, episode të mundshme bullizmi.
Fobia shkollore shoqërohet me ndjenja të forta ankthi, kriza paniku kur vjen koha për të shkuar në shkollë, dhimbje koke, të vjella, të qara, stres, irritim
Ajo që duhet të dinë shumë qartë prindërit është që nuk bëhet fjalë për kaprico, por për vështirësi konkrete që hasin fëmijët. Kjo do të thotë se për t’i ndihmuar këta fëmijë, absolutisht nuk duhet ushtruar presion, nuk duhen sforcuar, apo detyruar fëmijët për asgjë. Në shumë raste, vështirësitë që ndeshin fëmijët e vegjël për t’u përshtatur me shkollën dhe për të qëndruar larg prindërve, lidhen me llojin e marrëdhënies që kanë ata me njëri-tjetrin (një stil i pasigurt atashimi ia vështirëson fëmijës çastin e ndarjes nga prindi).
Për këto arsye, prindërit duhet të ndërtojnë ura komunikimi, mirëkuptimi dhe dialogu. Identifikimi dhe të kuptuarit e frikërave të fëmijës ndihmon në kapërcimin e situatës. Nga ana tjetër, mësuesit në klasë duhet të sigurohen të krijojnë klimë bashkëpunimi dhe mjedis mirëpritës, në mënyrë që fëmijët të sfidojnë pasiguritë, pengesat dhe të pranojnë vështirësitë që mund të kenë, duke pranuar limitet e veta e të edukohen të kërkojnë ndihmë pa hezitim.
(Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Ese: Mjedisi dhe njeriu