Faza e dytë e aplikimeve, kuotat për secilin universitet
Maturantët që nuk fituan të drejtën e studimit në fazën e parë të aplikimit do të kenë akoma shanse në fazën e dytë. Universitet kanë publikuar kuotat bosh. Formula e aplikimit mbetet e njëjtë.
Në Universitetin e Tiranës nuk janë plotësuar të gjitha kuotat e pranimit dhe janë në dispozicion të kandidatëve në fazën e dytë. Sipas të dhënave nga 5.378 kuota pranimi janë regjistruar vetëm 1.297 studentë, ndërsa 4.081 kuota janë bosh. Procedurat e pranimit në UT nuk ndryshojnë: 50% të peshës në formulën e pranimit e ka nota mesatare e shkollës së mesme, për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e Maturës Shtetërore, ndërkohë që 50% do e ketë nota mesatare e gruplëndëve të përcaktuara si prioritare nga fakultetet përkatëse.
Fakulteti i Drejtësisë
Nga 660 kuota janë regjistruar 394 studentë duke lënë bosh 266 kuota. Formula mbetet e njëjtë: 50% e pikëve nga mesatarja e tri viteve të shkollës së mesme, plus mesataren e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. 50% do e ketë nota mesatare e gruplëndëve të përcaktuara si prioritare nga ky fakultet, të cilat janë: histori, qytetari, gjuhë shqipe dhe letërsi, ekonomi dhe lëndë me zgjedhje janë: sociologji, psikologji dhe filozofi.
Fakulteti i Ekonomisë
Në Fakultetin e Ekonomisë janë regjistruar 248 fitues. Për fazën e dytë janë 930 kuota të lira. Lëndët preferenciale: ekonomia, matematika, fizika dhe gjuha e huaj. Në secilin program studimi, ekonomia dhe matematika kanë secila nga 15% të peshës, ndërsa dy lëndët e tjera nga 10%.
Histori-Filologjia
Ky fakultet për fazën e dytë të aplikimeve ka 452 kuota bosh. Grupi i lëndëve preferenciale është 10, dhe secila prej tyre ka nga 5% të peshës, 50% që është totali. Grupi i lëndëve preferenciale: gjuhë shqipe dhe letërsi; histori; gjeografi; sociologji; filozofi; psikologji; qytetari; gjuhë e huaj; histori arti dhe histori muzike.
Gjuhët e huaja
Te Gjuhët e Huaja janë 658 vende të lira. Grupi i lëndëve preferenciale: gjuhë e huaj e parë, gjuhë shqipe dhe letërsi; qytetari; arte; gjuhë e huaj e dytë / karriere, aftësimi për jetën. Nëse një kandidat që aplikon nuk ka kryer lëndën qytetari, ai do të hyjë me 10% të pikëve më pak se një kandidat që i ka të gjitha lëndët preferenciale.
Shkencat e Natyrës
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës janë 1.090 kuota të paplotësuara. Dega Informatikë ka përcaktuar si lëndë prioritare: Informatikë 20%, Matematikë 20%; Fizikë 5% dhe Biologji 5%.
Shkencat Sociale
Fakulteti i Shkencave Sociale në total ka 519 kuota bosh. Lëndët formuese që vlerëson ky fakultet me nga 10% secilën janë: histori, qytetari,gjuhë shqipe dhe letërsi, ekonomi dhe lëndë me zgjedhje janë: sociologji, psikologji dhe filozofi.
Hartimi i projektit kurrikular
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri