Fabiana, boksierja shqiptarja luan për titullin kampion

Në Çeki më datë 5 mars luhet një ndeshje e veçantë. Përballë dy boksiere femra, për titullin e këtij vendi

Në Çeki më datë 5 mars luhet një ndeshje e veçantë. Përballë dy boksiere femra, për titullin e këtij vendi. Por atë që nuk e dinë shumë njerëz është se njëra prej kampioneve të boksit që do të luajë për titullin është shqiptare. Quhet Fabiana Bytyqi dhe do të ndeshjet me bullgaren Teodora Bacheva për titullin evropian të WBO. Vajza shqiptare më “grushtin e engjëllit” siç është pseudonimi i saj është gati. Për ndeshjen e marsit ajo premton se do të jenë shumë shqiptarë që do ta ndjekin nga afër.

“Çdo ditë jam në Facebook dhe marr shumë mesazhe nga tifozët. Ata dërgojnë mesazhe për bileta, ose pyesin se ku mund të merren biletat për këtë ndeshje e kështu me radhë. Unë shkoj në shkollë në kolegj, kështu që endem dhe jam e varur në leksione dhe seminare. Është edhe jeta personale ... Nganjëherë në fundjavë herë pas here gjej kohë edhe për të”, shprehet vajza shqiptare. Ajo ka edhe vëllain boksier Sebastianin që do të ndeshet po atë natë për një kategori më të ulët. Për familjen Bytyqi nga Çekia pak e dinë që një pjesë është shqiptare. Nëna e Sebastianit dhe Fabianës është çeke kurse i ati i tyre është shqiptar. I ati Fabianës, Bytyqi një atdhetar shqiptar i kishte mësuar e kulturuar fëmijët dhe bashkëshorten e tij me shqipen. Ata me krenari prezantohen sikur me flamurin e Çekisë edhe me Flamurin “kuq e zi”.

Fabiana Bytyqi është një nga vajzat e pakta në boksin profesionist në Evropë. Fabiana si e vogël gjithmonë kishte shikuar me babanë e saj sporte luftarake. Kishte përcjellë edhe filmin e njohur "Rocky" dhe nga këtu edhe i kishte lindur dëshira që një ditë të futej në ring edhe vetë, të përjetonte atë ndjenjë. Bytyqi e përjetoi atë ndjenjë të të qenit në një ngjarje të madhe të boksit më 7 mars të 2015-ës, kur në Magdeburg të Gjermanisë në mbrëmjen e SES Boxingut debutoi në boksin profesionist. Ajo fitoi me nokaut teknik në raundin e katërt në përballje me hungarezen Andrea Lakatos. Aktualisht ajo ka 6 fitore, dy prej të cilave me “ko” dhe pret që me fitoren e shtatë të shpallet kampione Europe.

(Nga Olsi Avdiaj, Shekulli)

2,307 Lexime
8 vjet më parë