FESTAT E NËNTORIT

Gëzuar Festat e Nëntorit!

Shkolla 9-vjeçare Rilindja, Kavajë, ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar Festat e Pavarësisë. Këtë vit, kjo shkollë zgjodhi urimin ta përcjellë me anë të vargjeve të këngës "Për ty Atdhe".


“Nëntori 2018 sërish erdhi, pas tij të tjerë do të vijnë e ne gjithmonë do të jemi në kërkim për të gjetur formën më të bukur për të uruar ty, Shqipëria ime”, shprehen nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Rilindja”, Kavajë. 


Këtë vit, kjo shkollë zgjodhi urimin ta përcjellë me anë të vargjeve të këngës "Për ty Atdhe", nje realizim i arrirë pas një pune të gjatë e paksa të vështirë, por që falë dëshirës, talentit e ndjenjës kombëtare të nxënësve të kësaj shkolle, u realizua. Drejtoria e shkollës "Rilindja", stafi pedagogjik dhe të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, urojnë festat e nëntorit. 

(Ideoi drejtoresha e Shkollës "Rilindja", Kavajë  Dea Qarri dhe Matilda Bardhi; Portali Shkollor)

4,270 Lexime
5 vjet më parë