Ermira Ymeraj: Disa probleme mbi testin e gjuhë-letërsisë
Në hartimin e testit nuk është ruajtur raporti mes tekstit poetik, tekstit rrëfyes dhe tekstit dramatik. Nxënësit përherë janë të mirëorientuar që në provim pjesa e tekstit joletrar do jetë e panjohur për të. Po me të njëjtin arsyetim jam dhe për pjesën e lëndës së gjuhës në provim.
Nisur nga reagimet e maturantëve si dhe diskutimi mbi testin vërej se duhet të them dhe unë fjalën time si mësuese. Lënda e gjuhës shqipe dhe letërsisë, ka vite që është kthyer në makth për maturantët. Shpesh në programet e "Arsim auditor" të gazetares Edlira Birko, jam pyetur pse rezultatet e maturantëve në këto lëndë çalojnë. Kam 24 vite punë dhe nga 2006 pjesë e korrigjimit të testeve të MSH. Testi është matje njohurish dhe e nxënies së lëndëve përgjatë tre viteve. Bashkangjit këtu dhe njohuritë që nxënësin marrin në ciklin AMU.
Hartimi i testit ka strukturën e vet. Këtë strukturë e ka të qartë dhe të detyrueshme për ta zbatuar çdo mësues e veçmas institucionet . Ndarja në nivele, mbështetur në Reformën kurrikulare të të mësuarit me kompetenca, i nënshtrohet dhe peshës specifike të secilës lëndë; gjuhës që gjatë vitit mbulohet me 2 orë javore dhe letërsisë që mbulohet po me 2 orë javore.
Përgjatë 3 viteve nxënësit kanë literaturën e detyruar për të lexuar me autorët përkatës dhe njohuritë gjuhësore për të cilat duhet të përsërisin për përgatitjen e tyre.
Raporti mes tyre është 40% tekst joletrar dhe njohuri gjuhësore dhe 40% tekste letrare që përfshin 3 tekste letrare: tekstin poetik, tekstin rrëfimtar dhe tekstin dramatik. 20% i ka shkrimi eseistik.
Tekstet gjatë hartimit nga autorë të ndryshëm, hartojnë dhe rubrika të ndryshme ku zbërthehet pjesa që ka zgjedhur hartuesi i tekstit që ndryshon në libra të ndryshëm. Aparati pedagogjik me pyetje mbi tekstin është i ndryshëm në tekste të ndryshme. Dhe kjo kuptohet fare qartë që dhe përgjigjet e pyetjeve janë të ndryshme. E rëndësishme që të kuptohet është se çdo hartues teksti ka listën e miratuar nga MASR të autorëve dhe njohurive gjuhësore që do fitojë nxënësi.
Nga kjo listë është po e miratuar dhe autorët që do zhvillohen në provimin e MSH. Gabimi që është bërë është se nuk është ruajtur raporti mes tekstit poetik, tekstit rrëfyes dhe tekstit dramatik. Nxënësit përherë janë të mirorientuar që në provim pjesa e tekstit joletrar do jetë e panjohur për të, se në tekste të tilla me funksion praktik e rëndësishme është që, pavarësisht tekstit që ka përpara nxënësi duhet ta dallojë, kuptojë, analizojë një tekst të tillë. Ndërsa po me të njëjtin arsyetim jam dhe për të gjuha. Nxënësi të sqarohet se nuk ka rëndësi fjalitë që shkruhen për matjen e njohurive gjuhësore.
Ai duhet t'i ketë të fituara këto njohuri gjuhësore dhe t'i dallojë ato në formulime të ndryshme.
Ajo për të cilën unë nuk jam dakord është mënyra e hartimit të pyetjeve. Dhe mosruajtja e nivelit të arritjeve. Me këtë test është shkelur e drejta e nxënësit që nuk e gjetën veten këtu.
Ndërkohë ky raport nuk u ruajt.
Pra në hartimin e pyetjeve mbi gjuhën ka rëndësi njohuritë që janë të detyrueshme për t'i fituar nxënësi. Ajo që nxënësit kanë pretendim është fakti se k pyetje që nuk kanë lidhje me njohuritë që kanë marrë. Ndërsa të thuash që përgjigjet e tyre nuk i kemi pasë në libra nuk qëndron për mua.
1. Niveli 2 ose ndryshe nxënësit e 5 dhe 6 në një provim që mat njohuritë e tyre duhej të gjenin në tekst 40 % të pyetjeve të këtij niveli.
2. Niveli 3 ose nxënësit e 7 dhe 8 edhe këta duhej të kishin në test 40% të pyetjeve.
3. Niveli 4 ose 9 dhe 10 duhej të kishte 20% të pyetjeve
Çdo mësues përballë nxënësit të tij e di se cila është plaga që po e bashkëshoqëron. Mungesa e leximit të literaturës së detyruar, ndryshe thënë të librave artistikë. Nxënësi duhet të lexojë tërë vëllimin dhe tërë librin. Jo të ndalet te pjesa që ka në libër apo dhe te analiza e librit. Kjo nuk vlen për shumë maturantë cilësorë që janë lexues e të formuar. Po pjesa dërrmuese në klasë na vijnë pa autorin e lexuar dhe që këtu lind shkalla e parë e vështirësisë.
Po kjo nuk na jep të drejtë që nxënësit që lexojnë t'i penalizojmë.
Si ndodh penalizimi?
Për mua si mësuese ndodh me subjektivitetin e përgjigjes. Këtu çalon testi për mua. Dhe e dyta te mënyra e hartimit të pyetjes. Bëhen formulime të tilla që e ndërlikojnë të kuptuarin. Aq më tepër kur pyetja kërkon të matë njohuritë. Më shumë maten njohuri periferike se sa themelore. Kjo shkakton te nxënësi i mirë demotivim. Shkolla u përket të gjithëve. Po kthehemi në makth në vend që t'i bëjmë që përmes letërsisë të ngjallim dëshirën për të lexuar.
Sugjerim. Kthejeni matjen e njohurive te mësuesi i lëndës. Ai është njohësi më i mirë i arritjeve të tij. Dërgo një përfaqësues në çdo shkollë dhe kontrollo e mat cilësinë e nxënësit.
Mirënjohje për të gjithë ata nxënës që gjatë orëve të mësimit me mendimet e tyre kritike na e bëjnë mësuesinë ta duam si profesion.
Sakaq nga konsultimet me maturantët që dolën nga provimi i Maturës Shtetërore në lëndën Gjuhë shqipe dhe Letërsi konstatova këto fakte:
Testi është instrument matës, dhe mat arritjet e RN - ve. Ndarja e shkallës së vështirësisë së pyetjeve bëhet në bazë të përqindjeve që duhet të zërë secili nivel. Po e shtjelloj duke u nisë nga pesha që ato kanë: 40 % gjuha dhe teksti joletrar; 40 % teksti letrar. Në kushte pandemie 20 % i shkrimit të esesë duhej të ndahej në pyetje alternative në dy pjesët. Në pjesën e parë po me nga 20% duhej të kontrolloheshin njohuritë mbi tesktin joletrar dhe gjuhën. Çfarë ndodh në formulimin e këtij teksti? Për të shkruar RN dhe pyetje në nivele të ndryshëm, hartuesi duhet të përdorte “bluprintin e testit” ose “tabelën e specifikimeve”, që siguron përfshirje pyetjesh që prekin nivelet e ndryshme të njohjes: N2 - niveli i njohjes dhe i kuptimit duhet të përfshijë 40% të pyetjeve; N3 niveli i interpretimit dhe zbatimit përfshin 40% të pyetjeve dhe N4 niveli i gjykimit dhe vlerësimit përfshin 20% të pyetjeve. Pyetja ime është: A u ruajt ky raport? Them jo! Teksti i parë e detyron nxënësin të lexojë as më pak e as më shumë po 7 lloje të ndryshme paragrafësh.
Pyetja 1, zbulimi i temës është i N2, pyetja e dytë përpunim i fjalive mbi veprimet e dhëna N3, pyetja e 3 ese narrative, kërkon një zgjedhje të detyruar për hyrje të lira rrëfyese, N3, pyetja 4 lexon temën e një eseje argumentuese dhe pyetjet me zgjedhje është e nivelit N3, pyetja 5 dhe 6 dy tekste të ndryshme që kërkonin zbulim teze N3 dhe e dyta mbi esenë krahasim - kontrastin, kërkonte gjetjen e tezës, N3, pyetja e 7 e kalon nxënësin në tekstin informues, artikull, me 5 fjali ku i kërkohet zbulimi i informacionit po N3, pyetjet 13 , 14, 15, janë ndërtuar mbi tekste informuese shpjeguese e rrëfyese. Brenda një teksti joletrar, përmes pyetjeve më shumë të N3 nxënësi u përball me copëza tekstesh që kërkonin nga ai të qartësohej për 5 tipe tekstesh të ndryshme. Te gjuha ka gabime shkencore në formulim: pyetja mbi paradoksin si dhe pyetja mbi format e pashtjelluara foljore në format veprore dhe joveprore nuk mund të thuhet se fjalia nuk ka folje.
Në pjesën e dytë te letërsia në vend që të kontrolloheshin sipas peshës specifike 20% njohuri nga teksti poetik dhe 20% nga teksti rrëfimtar ose dramatik, u ndëshkuan, sepse kemi vetëm matjen e njohurive mbi tekstin poetik, pasi testi ka një poemë dhe një poezi. Pyetja 37 është e formuluar jo qartë: E gjithë pamja e harmonisë së pafund që shpaloset vargje, krijon një kuptim me vargun. Poezia filozofike e Lasgushit ka shkallë vështirësie, përkatësisht pyetja 31 kërkonte thelbin e përjetësisë në poezi, pra në nivelet e arritjes është pyetje që mat gjykimin N4, pyetja 33 kërkon vlerësim mbi simbolikën e poezisë, e nivelit N4, po ashtu dhe pyetja 35, pyetje mbi imazhin, kërkon të shpjegojë funksionin e mjeteve gjuhësore, përsëri e N4, pyetja 37 shqyrtim i figuracionit N3, fjala dialektore e përdorur nga Lasgushi "dlirnja" e vështirë për fjalorin e vetë nxënësve. Pyetja 40 e N4 kërkon simbolikën, pyetja 42 muzikaliteti e N4. Tani bëjeni vetë vlerësimin e pyetjes që parashtrova.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Rëndësia e bashkëpunimit mësues-prind për mirëqenien e fëmijës dhe për një proces të suksesshëm mësimor
Në ndihmë të mësuesit kandidat ose praktikant