Teknologjia në arsim

Ekspertja e arsimit Ana Llazo: Sa te gatshëm ishin prindërit për notat dhe dëftesat online?

“Problemi më i madh mbeten zonat rurale të thella ku mundësitë e mbulimit me internet dhe pajisje teknologjike lënë për të dëshiruar. Ndaj që të kemi një sistem funksional dhe të dobishëm duhet të analizojmë mirë përpara se ta vëmë në zbatim të menjëhershëm”.

Teknologjia ka ndikuar rrënjësisht në shumë fusha të jetës tonë dhe një ndër këto është edhe fusha e arsimit. Ajo sjell një qasje pozitive në të nxënit interaktiv dhe mësimdhënie të suksesshme. Por që të kemi një transformim të një shoqërie digjitale dhe një aftësim të plotë në teknologji duhet të përgatisim një shoqëri digjitale duke i zhvilluar këto aftësi në sistemin tonë arsimor.


Por si realizohet kjo dhe a kanë institucionet tona arsimore kapacitet e duhura për t'a arritur këtë?


1-Përgatitja e nxënësve dhe mësueseve në metodat e mësimit digjital.

2- Edukimi i studentëve për karrierën e tyre të ardhshme bazuar në teknologji.

3-Trajnimi i stafeve pedagogjike në aftësimin e plotë në teknologjisë.

4-Pajisja me laboratorë teknologjikë në të gjitha institucionet arsimore.

5-Teknologji e përditësuar dhe një shpejtësi interneti e mjaftueshme.


Transformimi digjital është proces i rëndësishëm dhe i domosdoshëm pasi ndikon  në mënyrën e të mësuarit dhe në perspektivën e nxënësve, por në shkollat shqiptare nuk është akoma i aksesueshëm pasi mungojnë pajisjet dhe mësuesit përballen me probleme të ndryshme gjatë këtij procesi.


Por si e kanë pritur prindërit dhe nxënësit nismën e transformimit digjital?    


Pjesërisht kanë qenë të kënaqur pasi kanë menduar se lehtëson punën e tyre dhe i jep mundësinë të marrin informacion në kohë reale për fëmijët e tyre pa qenë e nevojshme të paraqiten fizikisht në shkollë. Një pjesë janë shprehur skeptik pasi e kanë parë si të pa mundur të jenë aktiv në tel ndoshta dhe për shkak të kohës dhe pa mundësive ekonomike. Nga ana tjetër edhe vetë nxënësit janë shprehur se nëse ky proces do funksiononte siç duhet do ishte në funksion të së mirës së tyre. Por problemi më i madh mbeten zonat rurale të thella ku mundësitë e mbulimit me internet dhe pajisje teknologjike lënë për të dëshiruar. Ndaj që të kemi një sistem funksional dhe të dobishëm duhet të analizojmë mirë përpara se ta vëmë në zbatim të menjëhershëm. Bota përparon çdo ditë në hapa të reja drejt teknologjisë dhe zhvillimit, ndaj dhe ne jemi pjesë e pa ndare e saj.




Nga Ana Llazo, eksperte e arsimit 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,549 Lexime
1 vit më parë