Mësues-ndihmës

Eksperienca dhe përvoja pune me fëmijët me autizëm

Drejtuesja e Rrjetit Profesional “Mësues-ndihmës” Korçë, Rajmonda Mollaymeri, ka dashur të ndajë me ne eksperiencën e saj dhe disa përvoja pune me fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit.

                                                         Çrregullimet e spektrit të autizmit 

                                           Përgatiti:Rajmonda Mollaymeri(Mësuese ndihmëse)

                                       Drejtuese e Rrjetit Profesional “Mësues-ndihmës” Korçë

Dedikim

Ky material i kushtohet të gjithë fëmijëve me autizëm që unë kam pasur kënaqësinë t’i njoh. Shpresa ime është të gjejmë mënyra,t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë në maksimum potencialin që mbartin brenda vetes! 

                                                                            Hyrje

Çfarë janë çrregullimet e spektrit të autizmit?

Çrregullimet e spektrit të autizimit janë paaftësi të zhvillimit që zgjasin gjatë gjithë jetës dhe ndikojnë në mënyrën se si njerëzit kuptojnë atë çfarë shohin,dëgjojnë dhe ndjejnë.

Autizmi karakterizohet nga : 

           -dëmtim cilësor në ndërveprimin social;

           - dëmtim cilësor në komunikim;

           -aspekte të sjelljes stereotipe,përsëritëse; 

           -është një çrregullim neurologjik që prek funksionimin e trurit.

             

Klasifikim

Çrregullimi i spektrit të autizmit karakterizohet nga luhatje të:

  1. Komunikimit.
  2. Ndërveprimeve dhe marrëdhënieve sociale.
  3. Vështirësi të proceseve mendore. 
  4. Sjellje përsëritëse dhe tërheqje nga aktivitete dhe interesa.



Klasifikimi i autizmit

Autizmi është një çrregullim neurologjik. Këta fëmijë kanë probleme të rënda të:

  • Komunikimit.
  • Socializmit. 
  • Sjelljes së përsëritur.  
  • Rezistencë të ndryshimit të mjedisit apo rutinës së përditshme. 
  • Reagime jo të zakonshme ndaj eksperiencave sensore.  



1. Komunikimi

  • Tek disa fëmijë mund të jetë primar çrregullimi në komunikim verbal dhe jo verbal.
  • Nga përvoja ime në punën me fëmijët me autizëm vështirësia ka qenë sepse këta fëmijë kanë pasur çrregullim të theksuar të komunikimit verbal e jo verbal.   
  • Janë gati dhjetë raste fëmijësh me çrregullime të spektrit të autizmit  që unë kam mbështetur dhe  punuar që nga klasa e parë deri në klasën e pestë.
  • Rastet kanë qenë sa të ngjashëm aq edhe të ndryshëm me njëri – tjetrin.
  • Komunikimi mund të ndodhë jo vetëm me fjalë të shkruara por edhe me piktura , simbole, shenja, gjeste.
  • Kurse për nxënësit që e përdorin komunikimin verbal kam hasur dhe parë tek këta nxënës :
  • Të folur të ngadaltë ose më të shpejtë se normalja 
  • Ritëm jonormal të theksit brenda një fjalie 
  • Fjalor të reduktuar, dominojnë emrat

Strategjitë që kam përdorur në përmirësimin e komunikimit:

  • Përdorimi  i gjuhës qartë , urdhra të shkurtër ,duke iu drejtuar me emër .
  • Kombinimi me gjeste dhe shenja.
  • Përgatitja për aktivitetin e radhës .
  • Përgatitja për çdo ndryshim.



2. Ndërveprimi social

  • Kanë vështirësi në vendosjen dhe ruajtjen e një marrëdhënie.
  • Shumicën e rasteve të veçuar , nuk tregojnë interes në ndërveprimin me të tjerët,ka pasur raste që janë acaruar në prani të të tjerëve.
  • Aktivë – kam pasur edhe raste që kërkojnë ndërveprimin social , por e kryejnë diçka të tillë në mënyrë jo të zakonshme dhe të përshtatshme.

Strategji që kam përdorur për përmirësimin e ndërveprimit social

  • Të tolerojnë të tjerët në vendin e lojës.
  • Të imitojnë veprimet dhe vokalizimet e të tjerëve.
  • Të përdorin komunikimin me sy.
  • Të marrin pjesë në aktivitete.
  • Të ndajnë mjete, lodra, materiale me të tjerët.
  • Nxitja e shokëve për ti bërë pjesë të lojës.



3. Sjellje jo të zakonshme

  • Këta fëmijë demonstrojnë sjellje të çuditshme si:
  • Interes të shumtë ose mungesë totale për një objekt.
  • Stereotipie të përsëritura , ecja në majë të këmbëve , rrotullimi   i objekteve , rrotullimi  i vetes.
  • Përgjigje jonormale ndaj stimujve të jashtëm.
  • Disa nga rastet që kam pasur kanë përdorur sjellje destruktive , dëmtim të vetes, zë shume i lartë .
  • Mospërshtatje me ambientin e ri,me persona të rinj. 
  • Strategji që kam përdorur në përmirësimin e sjelljes
  • Zbulimin e shkaqeve që kanë  shkaktuar këto sjellje 
  • Përgatitja për ndryshime të planifikuara.
  • Klimë pozitive në klasë . 
  • Përgatitja e nxënësve të tjerë të klasës për të menaxhuar këto sjellje.  



4. Të nxënit 

  • Fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit , kanë një profil psiko-edukativ që karakterizohet nga:
  • Mungesë vëmendje për disa çështje njëkohësisht 
  • Paaftësi për të planifikuar , organizuar dhe zgjidhur probleme.
  • Paaftësi në marrjen e komandave dhe udhëzimeve .
  • Paaftësi për të kryer një detyrë vetëm të pavarur.

Strategjia vizuale që kam përdorur

  • Përdorimi  i tyre si shenja, axhenda, përralla , imitimi,dramatizimi.
  • Mësimin në formë loje.
  • Përshtatjen e mjeteve dhe të bazës materiale didaktike.
  • Përdorimin e dërrasave për shënime.
  • Pamje për çdo punë të fëmijës. 



                                                           Durim, përkushtim, dashuri! 

Nga përvoja ime në punën me fëmijët me autizëm :

  • Trego durim . Puno me përkushtim. Fal sa më shumë dashuri .
  • Terapia më e mirë për fëmijët me autizëm është përfshirja e tyre në klasa dhe shkolla normale . 
  • Bashkëpunimi sjell ndryshimin.
  • Familjet janë thelbësore ne nuk mund të bëjmë këtë vetëm.
  • Krijimi  i klimës pozitive në klasë.


Mesazh

“ Fëmijët me autizëm , kanë një imagjinatë të tillë ,e cila pjesërisht shtrihet në ndjenjën se diku duhet të jetë një çelës, me të cilin të gjenden të gjitha thesaret e fshehura”. 

 

Përvoja të suksesshme

  • Frekuentim të nxënësve me autizëm në klasa normale dhe gjithëpërfshirëse, mësojnë së bashku me fëmijët e tjerë bashkëpunojnë,luajnë me bashkëmoshatarët e duke ndarë të njëjtat përvoja të të nxënit.
  • Pjesëmarrja e tyre në aktivitetet që ka organizuar klasa apo shkolla.
  • Ardhja me dëshirë në shkollë.
  • Përfshirja e gjithë nxënësve  të klasës apo shkollës në veprimtarinë edukative dhe mësimore.


Fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit:   

  • Falin shumë dashuri.
  • Shfaqin dëshirat, talentin e tyre në (pikturë, imitim, muzikë, sport etj.)
  • Kërkojnë shumë vëmendje, përkujdesje dhe përkushtim.
  • Përshtaten më lehtë në ambientet mikpritëse. 

( Përgatiti:Rajmonda Mollaymeri, mësuese ndihmëse, Drejtuese e Rrjetit Profesional “Mësues-ndihmës” Korçë) 



5,438 Lexime
5 vjet më parë