Ekipi i trajnerëve të Albas takim më mësuesit në Kukës
Libri digjital është e ardhmja e arsimit jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Përdorimi me efikasitet i librit, mjeteve që ndodhen në të dhe materialeve multimediale të përzgjedhura nga autorët sjell një orë mësimi të suksesshme.
Ekipi i trajnerëve të Shtëpisë Botuese Albas udhëtoi drejt Kukësit për t’u njohur nga afër me vështirësitë që hasin mësuesit në përdorimit e librit digjital në punën e tyre të përditshme. Mësuesit e gjimnazit “Havzi Nela” kontaktuan me ne nëpërmjet adresave tona [email protected] dhe [email protected] dhe ata kërkuan takim nga afër me trajnerët e Albas dhe Portalit Shkollor, për të pasur një përdorim sa më efikas dhe të suksesshëm të librit digjital në klasat dhe lëndët ku ata punojnë.
Takimi u zhvillua në ambientet e bibliotekës së gjimnazit “Havzi Nela". Në këtë takim morën pjesë edhe mësuesit e shkollës “Skënderbeu”, Krumë të Hasit.
Trajnimi u hap nga përgjegjësja e redaksisë së botimeve shkollore, znj. Natasha Pepivani, që ështëdhe njëkohësisht bashkëautore e tekstit të gjuhës shqipe. Ajo i falënderoi mësuesit për ftesën për këtë trajnim, si edhe theksoi rëndësinë e këtyre takimeve nga afër mes autorëve dhe mësuesve për përdorimin me efikasitet të e-librit shkollor për orë mësimore sa më të suksesshme dhe cilësore. znj. Pepivani theksoi faktin se Albas, po punon veçanërisht në fushën e trajnimeve të cilat do të mbahen jo vetëm në Qendrën e Trajnimeve Albas në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë.
Në epokën e zhvillimeve teknologjike, ashtu si në të gjitha fushat, edhe digjitalizimi i teksteve vërtet duket si një proces i vështirë, për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme dhe vështirësive që paraqiten në shkolla të ndryshme, por të mos harrojmë se është e ardhmja e një shkolle moderne. Libri digjital është e ardhmja e arsimit jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Përdorimi me efikasitet i librit, mjeteve që ndodhen në të dhe materialeve multimediale të përzgjedhura nga autorët sjell një orë mësimi të suksesshme. Nxënësit janë më të vëmendshëm ndaj teknologjisë dhe njohuritë janë më të lehta për t’u përvetësuar nga ata.
Albi Dudija, specialisti i IT-së pranë Portalit Shkollor, prezantoi libri digjital, mënyrat e përdorimit të tij dhe risitë e këtij viti në platformën e e-librit shkollor Albas.
Mësuesit e pasionuar për përdorimin e metodave bashkëkohore, ndanë me redaksinë e Albas-it ide e sugjerime, të cilat do të integrohen në tekste vitin e ardhshëm.
Trajnimi do të vazhdojë në ditët në vijim në të gjithë Shqipërinë dhe mësuesit do të njoftohen në faqen portalishkollor.al për orën dhe lëndët përkatëse. Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 042319002 dhe 0697098026.
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
Planet mësimore dhe ditarët e teksteve shkollore të Albas Shqipëri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi