Edukimi fillon në familje
“Të gjithë bashkë duhet të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve. Por, edukimi vjen nga familja! Ndaj, të nderuar prindër së bashku përgatisim të ardhmen, bashkëpunimi juaj do jetë forca jonë...” nga Mimoza Xhindi.
Prindër të dashur!
Shkolla filloi.
Flisni me fëmijën tuaj për 5 minuta dhe shpjegojuni atyre se të qenurit shumë i gjatë, i shkurtër, i shëndoshë, i hollë apo i ndryshëm, nuk është shkas për të përqeshur apo tallur të tjerët.
Shpjegojani atyre se mbajtja e një çante të përdorur bart ëndrra të njëjta sikur një e re.
Ju lutemi mësoni fëmijët tuaj,të mos përjashtojnë askënd nga shoqëria se janë “ndryshe” apo se nuk i kanë mundësitë e njëjta ekonomike që ata mund t’i kanë.
Shpjegojuni atyre se ngacmimi dhe bullizimi lëndon, dhe se ata shkojnë në shkollë PËR TË MËSUAR, dhe jo për të garuar apo për të qenë i pasjellshëm.
Ju lutemi mësojuni atyre mirësjelljen.
Edukimi fillon në familje!
Edukimi vjen nga familja, ndaj kujdes si t’i rrisni fëmijët në ditët e sotme!
Kujdes të nderuar prindër mos luani me psikologjinë e fëmijës tuaj.
Në një vend ku rritja e fëmijës quhet sakrificë e mundim dhe të rriturit betohen për kokën e fëmijës, padiskutim që do të ketë të rritur të papërgjegjshëm dhe mbi të gjitha të dhunshëm.
Në mënyrën tonë të edukimit dhuna fizike dhe verbale është prezente në familjet tuaja.
Pra, ende vazhdon edukimi nëpërmjet frikës dhe jo nëpërmjet përgjegjësisë dhe respektit të njeriut ndaj njeriut.
Në këtë mënyrë edukimi po ashtu edhe dhuna e krimi e kanë zanafillën në familje. Një fëmijë që rritet me frikën dhe ndjenjën e fajit ndaj nënës apo babait apo të dyve bashkë, nuk mund të bëhet një i rritur i përgjegjshëm dhe njeri i lirë e pa komplekse.
Një njeri i lirë nuk fyen dhe vret një njeri-tjetër aq më tepër një njeri të familjes. Krimi në familje dhe vrasja e grave nga bashkëshortët dhe të dashurit po rritet.
Ky fenomen i frikshëm, është tregues i një edukimi të mbrapshtë që vazhdon të jetë prezent dhe të dominojë mënyrën tuaj se si i rrisni dhe e edukoni fëmijën në familjen tuaj.
Ne si mësues kemi përgjegjësin t’i mësojmë dhe t’i mbrojmë fëmijët që mos të bullizohen në shkollë nga moshatarët e tyre ndaj dhe ju bëni fort punën tuaj. Mos u dorëzoni para fëmijës. Ashtu siç ka rregulla familja, ku duhet të respektohen të gjithë pjesëtarët, e njëjta gjë duhet të ndodh dhe në shkolla.
Rregulli dhe disiplina duhet të zbatohen me përpikëri që si ju si prindër dhe ne si mësues të bashkëpunojmë që të rrisim një shoqëri të kulturuar, të informuar dhe të shëndetshme për gjithçka që jeta sjellë.
Bashkëpunimi dhe komunikimi është çelësi kyç ku ne mund të pengojmë situatat e pakëndshme që po ndodhin çdo ditë me fëmijët.
Të gjithë bashkë duhet të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve. Por…
Edukimi vjen nga familja!
Të nderuar prindër së bashku përgatisim të ardhmen, bashkëpunimi juaj do jetë forca jonë ...
M.Xhindi
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Bukurie A Hajdarmataj: Letërsia dhe ndikimi i saj në formimin e karakterit të nxënësit
Rolet gjinore në familje
Një mësues mund të ndryshojë botën