Edukimi duhet të synojë ushtrimin dhe kultivimin e mendjes apo formëzimin e karakterit moral? (Aristoteli)
Nëse nisemi nga edukimi që jepet sot, kërkimi ynë do të përballet me një turbullirë të madhe dhe nuk është aspak e qartë se çfarë duhet të synojë edukimi: ato që janë të dobishme për jetën, apo ato që çojnë në virtyt, apo ato që thjesht promovojnë diturinë...
Në të vërtetë, jo të gjithë janë të të njëjtit mendim se çfarë duhet të mësojnë të rinjtë qoftë në lidhje me virtytin apo në lidhje me jetën e përkryer, as nuk është e qartë nëse edukimi duhet të synojë ushtrimin dhe kultivimin e mendjes apo formëzimin e karakterit moral.
Nëse nisemi nga edukimi që jepet sot, kërkimi ynë do të përballet me një turbullirë të madhe dhe nuk është aspak e qartë se çfarë duhet të synojë edukimi: ato që janë të dobishme për jetën, apo ato që çojnë në virtyt, apo ato që thjesht promovojnë diturinë (sepse të gjitha këto mendime kanë gjetur disa mbështetës); dhe për ato çështje që kanë të bëjnë me virtytin nuk ka absolutisht asnjë marrëveshje (pasi, para së gjithash, jo të gjithë kanë të njëjtin mendim për virtytin që nderojnë, kështu që është e natyrshme që mbështesin mendime të ndryshme në lidhje me ushtrimin e tij).
Prandaj është e qartë se të rinjtë duhet të mësohen nga të dobishmet tek ato më të nevojshmet; është gjithashtu e qartë se nuk duhet të mësohet gjithçka, pasi zanatet dallohen në ato që u përshtaten njerëzve të lirë dhe ato që nuk u përshtaten njerëzve të lirë, dhe [është e dukshme] se ndër gjërat e dobishme të rinjtë duhet të mësojnë gjëra që nuk e bëjnë të egër/të ulët/ hiç atë që i mëson. Por duhet të konsiderojmë të ulët çdo zanat dhe art ose mësim që e bën të padobishëm trupin, mendjen dhe shpirtin e njerëzve të lirë për veprat dhe veprimet e virtytit.
"Politika" – Aristoteli
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Siguria në arsim, baza për një të ardhme të qëndrueshme
Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Përditësimi i kurrikulave, sugjerime nga eksperti i arsimit Fiqiri Çifliku