E-libri shkollor Albas bashkëbisedim me mësuesit në Shkodër
Mësuesit e Shkollës “Dituria”, që në krye të procesit të digjitalizimit në Shqipëri, kanë shprehur interesin të përvetësojnë platformën e-libri shkollor Albas
“Të lutem dua të shikoj se si është pasuruar me materiale multimediale lënda Edukata për Shoqërinë 1. A mund të shikojmë materialet multimediale në lëndën Dituri Natyre 3? Rubrika të flasim në librin Gjuha Shipe 6 me çfarë është pasuruar?” Këto janë disa nga pyetjet që shtruan mësuesit në shkollën“Dituria” në Shkodër, menjëherë pas prezantimit të stafit të Portalit Shkollor.
Në fillim të trajnimit që Portali Shkollor zhvilloi me mësuesit e shkollës Dituria në Shkodër, Drejtoresha e kësaj shkolle, Teuta theksoi se mësuesit e Shkollës “Dituria”, që në krye të procesit të digjitalizimit në Shqipëri, kanë shprehur interesin të përvetësojnë platformën e-libri shkollor Albas dhe i japin rëndësi të veçantë shpjegimit të mësimit me anë të librave digjitalë Albas.
Shkolla “Dituria” është vetëm një nga shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe të mesëm në qarkun e Shkodrës ku mësuesit punojnë prej shumë vitesh me tekstet e shtëpisë botuese Albas dhe tanimë edhe ato digjitale.
Portali Shkollor ofron tekste mësimore në formë digjitale të cilat janë lehtësisht të përdorshme nga nxënësit, mësuesit, prindërit, drejtuesit etj. Ato shoqërohen me materiale multimediale që përmbajnë: video, audio, foto, skema etj.
Në Portalin Shkollor, të gjithë mësuesit, nxënësit, prindërit, drejtuesit e institucioneve arsimore mund të gjejnë informacionin e nevojshëm, që do t’u vinte në ndihmë për rritjen e cilësë së procesit të mësimdhënies dhe nxitjen e mendimit kritik brenda shkollës dhe më gjerë.
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
“Fshesarja e Republikës”, Anisa Markarian rrëfehet për romanin e saj të ri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi