Seria Klasikët për të vegjël vjen me 6 tituj të rinj
“Robin Hudi”, “Aventurat e Hakëlber Finit”, “David Koperfildi”, “Don Kishoti”, “Drakula” dhe “Romeo dhe Zuljeta”. Ju presim në stendën e Albas, në Panairin e Librit.
Robin Hudi
“Robin Hudi”, një prej klasikëve më të bukur, është sjellë nga autorja italiane Silvia Ronkalia për lexuesit e vegjël, me një gjuhë tejet të këndshme, plot humor dhe inskenime gjatë rrëfimit të saj të shkurtër, duke e bërë librin t’i përngjajë një filmi, i cili është duke u xhiruar në po të njëjtin çast që lexuesi e lexon. Ky bashkëpunim midis lexuesve e bën këtë libër mjaft tërheqës gjatë zbulimit të personazhit të Robin Hudit dhe miqve të tij që gjenden në rrezik. Bëmave të bandës së hajdutit i shtohen edhe personazhe komike, si murgu Tak, një burrë i shëndoshë me një gjuhë komike dhe dëshirën për t’u zënë e kopanisur njerëzit e ligj. Po ashtu edhe personazhi nevrik i sherifit të Notingamit, një udhëheqës mizor, por edhe kokëtrashë, të bën të gajasesh me gjuhën se si u flet vartësve të tij. Se si do të arrijë Robini dhe banda e tij t’i shpëtojë këtij njeriu dhe më shumë rreth bëmave të tij, do ta gjeni në këtë libër, që do të jetë një pasazh i mrekullueshëm letrar për lexuesit e vegjël.
Aventurat e Hakëlber Finit
Të gjithë fëmijët që e njohin të famshmin Tom Sojeri, në botimin më të ri të klasikëve për të vegjël, do të mund të njohin, më në fund, shokun e tij më të ngushtë, trazovaç e të pabindur, Hakëlber Finin. Ky djalë i vogël është braktisur nga babai i tij i papërgjegjshëm. Vejusha Dagllas e merr në shtëpinë e saj, që ta rrisë dhe edukojë. Por Hakëlberi është një fëmijë i pashtruar dhe që e ka zët të jetë “një djalë i mirë”, pasi për të dhe Tomin jeta duhet të jetë gjithë aventura. Por ja që një ditë babai i Hakëlberit shfaqet dhe e rrëmben, duke e marrë të jetojë me të në pyll. Se si do të arrijë ai t’i shpëtojë rrëmbimit nga i ati dhe cila do të jetë aventura e tij si hero, do ta mësoni në këtë libër fantastik aventuresk nga autorja Sahar Rosi.
David Koperfildi
David Koperfild është një djalë i vogël, që ka lindur kur i ati nuk ishte më në këtë botë. Kështu, e ëma e tij martohet me një burrë tjetër, që të mund t’i sigurojë të birit një të ardhme. Por shpejt edhe ajo ndërron jetë dhe Davidi i vogël gjendet përballë një njerku të pashpirt, i cili e dërgon të punojë në një vend të largët, në njërën prej fabrikave të tij. Aty ai njeh njerëz të mirë dhe të këqij dhe për t’i shpëtuar asaj jete të vështirë, ia mbath dhe vihet në kërkim të teze Betsit. Gruaja e moshuar, pasi merr vesh të vërtetat e hidhura, e merr Davidin pranë saj, por këtu gjithashtu ata do të ndeshen me mashtruesin Uria Hipin, i cili u vjedh pasurinë dhe shtëpinë. Se si do të mund t’ia ndalin mbanë personazhet, se si David Koperfildi njeh hap pas hapi dashurinë, vuajtjet, zhgënjimet dhe si kupton që jeta është një sfidë, e cila gjithnjë përfundon me një dashuri të madhe, do ta mësoni në këtë libër, ku autorja Luçia Vakarino u ka rrëfyer lexuesve të vegjël një nga historitë më të jashtëzakonshme të letërsisë klasike për fëmijë.
Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al
(Portali Shkollor)
Dhurojuni të vegjëlve tuaj Abetaren mbarëkombëtare!
Libri digjital, Albas prezanton metodologji të mësimdhënies bazuar në TIK
"Ariu i Bardhë i Ëndrrave"