E gjithë lumturia në sytë e një fëmije
Shkolla "Rilindja", Kavajë ka realizuar një festë pranë hoteleve ku janë strehuar fëmijët e prekur nga tërmeti. Një bashkëpunim i bukur mes mësuesve, nxënësve dhe drejtoreshës së shkollës Dea Qarri, e cila çdo fundvit rezervon ide shumë kreative.
Shkolla "Rilindja", Kavajë ka realizuar një festë pranë hoteleve ku janë strehuar fëmijët e prekur nga tërmeti. Një bashkëpunim i bukur mes mësuesve, nxënësve dhe drejtoreshës së shkollës Dea Qarri, e cila çdo fundvit rezervon ide shumë kreative, por këtë fundvit një nismë mjaft humanitare
Dea Qarri: "E gjithë lumturia në sytë e një fëmije... mjaftuan pak çaste argëtim që t'i rikthehej ai shkëlqim e ajo buzëqeshje që tërmeti mori nga fytyrat e këtyre fëmijëve. Nuk kishte emocion më të madh kur i shikoje teksa luanin, kërcenin, argëtoheshin , i gëzoheshin hapjes së dhuratave... e falenderonin me gjithë shpirt shkollën "Rilindja".
Video konsiston në nismën që senati i shkollës ndërmori. 70 fëmijë të kopshtit dhe të arsimit fillor janë strehuar nëpër hotele për shkak të banesave të tyre të cilat u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndaj, për të sjellë buzëqeshjen në sytë e këtyre fëmijëve, si dhe për të ndjerë aromën e festave, fëmijët e shkollës"Rilindja" organizuan një aktivitet në këto hotele, duke pronetuar një grup animatorësh. Fëmijët u argëtuan, e shijuan festën në praninë e njëri-tjetrit. Sigurisht nuk mund të mungonin as dhuratat, të cilave fëmijët u gëzohen aq shumë në kohë festash.
Ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
(Përgatiti P.Shtini; Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
“Dhe Medea zgjodhi…”