
“Droga, alkooli, duhani pjesë e realitetit të adoleshentëve”
Projekti si pjesë e programit mësimor u organizua dhe u mbikëqyr nga departamenti i qytetarisë me mbështejte të veçantë nga mësuese Dafina.
Një grup nxënësish të gjimnazit “Qemal Stafa” hartuan dhe prezantuan para mësuesve dhe nxënësve të tjerë një projekt me temë: “Droga, alkooli dhe duhani pjesë e realitetit të adoleshentëve”.
Projekti si pjesë e programit mësimor u organizua dhe u mbikëqyr nga departamenti i qytetarisë me mbështetjen e veçantë të mësuese Dafinës.
Në projekt nxënësit sensibilizuan, treguan shkaqet dhe pasojat e këtij fenomeni, si dhe sugjeruan disa zgjidhje. Pjesë e bashkëpunimit në këtë projekt ishte edhe organizata “Aksion+” e cila është e vetmja qendër në Shqipëri që kujdeset për personat me varësi ndaj drogës.
Projekti u realizua nga nxënësit: Ergin, Enxhin, Gerin, Dean, Jonken, Eniasin.



(Portali Shkollor)
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Starton PISA 2025 në Shqipëri: Mbi 6 mijë nxënës në testim, masa të reja për mësuesit dhe nxënësit