Donika Bakiu: Pse Q-ja në vend të Ç-së dhe e kundërta?
Asnjë shkronjë në alfabet nuk është kot edhe as nuk do të jetë. Nocioni i fjalëve ndryshon shumë kur në disa raste përdoret "q" dhe në disa raste të tjera përdoret "ç". Kemi disa shembuj: “Qfar të duhet?’’ duhet të jetë “Çfarë të duhet?’’.
Asnjë shkronjë në alfabet nuk është kot edhe as nuk do të jetë. Nocioni i fjalëve ndryshon shumë kur në disa raste përdoret "q" dhe në disa raste të tjera përdoret "ç". Kemi disa shembuj: “Qfar të duhet?’’ duhet të jetë “Çfarë të duhet?’’.
ÇFARË përem. I. pyetës.
- Përdoret në fjali pyetëse përpara foljeve për të pyetur drejtpërdrejt ose tërthorazi për një send, për një dukuri a për një veprim të panjohur, që duam ta dimë; ç'. Çfarë po nxjerr? Çfarë është kjo? Çfarë kërkon prej nesh? Çfarë i thanë atje? Çfarë po ndodh? Me çfarë të vishem? Çfarë u bë?
- Përdoret në fjali pyetëse përpara emrave në rasën rrjedhore të pashquar për të pyetur drejtpërdrejt ose tërthorazi për natyrën, llojin, tiparet a veçoritë e një qenieje, të një sendi, të një dukurie ose të një veprimi; cili, ç'. Çfarë mjeshtërie ka? Çfarë njeriu është? Prej çfarë lënde bëhet? Me çfarë detyre është ngarkuar? Çfarë kafshësh rriten atje?
- Përdoret për të pyetur për punën e detyrën e një njeriu në marrëdhënie me të tjerët ose për lidhjet e tij familjare etj.; kush. Çfarë e ke atë djalë? Çfarë e keni atë në institut? Çfarë je ti këtu?
- Përdoret kur kërkojmë që të përsëritë bashkëbiseduesi atë që nuk e kemi dëgjuar ose që nuk e kemi kuptuar mirë. Çfarë?- thuaje edhe një herë, të lutem!
- Përdoret në fjali thirrmore kur shprehim habi për shkallën e shfaqjes së tipareve të një qenieje, të një sendi, të një dukurie a të një veprimi; ç'. Çfarë trimash! Çfarë dite e bukur! Çfarë guximi! Çfarë pune e madhe që është bërë! Çfarë njeriu i mirë që ishte! U bënë përgatitje e çfarë përgatitjesh!
- Përdoret para një foljeje në fjali thirrmore ose në pyetje retorike, që nënkuptojnë përgjigjen mohuese «asgjë». E çfarë është ai? E çfarë të gjeti? E çfarë të tha? E çfarë fitove? Çfarë ka për t'u çuditur këtu? Çfarë tjetër donte prej meje?
- Përdoret në fjali thirrmore që shprehin habi ose në fjali mohuese, të cilat nënkuptojnë përgjigje pohuese me kuptimin: gjithçka, çdo gjë; çmos; ç'. Çfarë nuk i bën dora! Çfarë nuk i tha! Çfarë s'kam parë atje! Çfarë të shihje atje me parë!
- Përdoret së bashku me pjesëzën «ja» kur dikush fillon të tregojë a të numërojë diçka drejtpërdrejt ose kur e përmbyll tregimin a numërimin. Ja çfarë tha ai. Ja çfarë me tregoi. Ja çfarë me panë sytë. Ja çfarë bleva. Ja çfarë me solli. Ja çfarë duhet të kemi parasysh.
- Përdoret së bashku me pjesëzën «ja» për të shprehur habi, kënaqësi, zemërim, përçmim etj. Ja çfarë paske bërë! Ja çfarë të gjeti! Ja çfarë do të thotë të jesh kokëfortë!
- Përdoret në disa togje foljore që shprehin në mënyrë të papërcaktuar veprimin nëpërmjet përsëritjes së foljes. U bë çfarë u bë... U tha çfarë u tha...
- Lidhor. Përdoret për të lidhur një fjali të varur kundrinore ose kryefjalore dhe ka kuptimin: ai (ajo, ata, ato) që; gjithçka që. Nuk e di çfarë kërkonte. Ha çfarë të duash. Çfarë u vendos, të zbatohet. Mos harro çfarë të thanë!
QFARDO-ÇFARËDO pakuf.
- Përdoret para emrave në rasën rrjedhore për të shënuar secilin frymor, send a dukuri pa dallim, pavarësisht nga natyra, lloji, tiparet a veçoritë që ka, për të shënuar çdo qenie, send a dukuri pa dallim; çdo; gjithfarë. Çfarëdo njeriu. Çfarëdo gjëje. Çfarëdo pune. Në çfarëdo kushtesh. Në çfarëdo ore. Me çfarëdo mënyre (mjeti). I çfarëdo lloji. Të çfarëdo shkalle.
- përd. mb. I çfarëdoshëm. Një libër çfarëdo. Një këngë çfarëdo. Në një mënyrë çfarëdo.
- si em. Çdo gjë, çdo send. Ha çfarëdo. Bëj çfarëdo. Çfarëdo qoftë. Çfarëdo që t'i thonë.
PAQE f.
- Marrëdhënie të mira ndërmjet njerëzve, pa grindje e pa armiqësi: gjendja pa shqetësime e turbullira e një njeriu ose e një mjedisi; qetësi. Paqe shpirtërore. Rronin në paqe njëri me tjetrin. Në shtëpi ra paqja. U prish paqen të tjerëve. E la në paqe. Mbretëronte paqja. Prehej në paqe. Ra në paqe u qetësua, ra në qetësi.
- Gjendje qetësie në një vend, pa luftë e pa turbullira; gjendje e qetë pa luftëra, pa ndeshje e pa grindje ndërmjet dy a më shumë shteteve. Paqe e qëndrueshme. Për paqen ndërmjet popujve. Në kohë paqeje. Ruajmë (mbrojmë) paqen. Oportunistët predikojnë paqen ndërmjet klasave.
- Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë shteteve ose palëve ndërluftuese për të pushuar luftën. Paqe e padrejtë. Paqe pa kushte. Traktati i paqes. Bisedimet për paqe. Lidhën (bënë, nënshkruan, përfunduan) paqen. I kërkoi paqe. Si tingëllon kjo fjalë "qekiqi" apo "çekiçi"?
ÇEKIÇ m.
- Çekan i vogël prej metali. Çekiçi i këpucarit (i farkëtarit, i muratorit). Çekiç pikës vegël me një kokë metalike me majë, që ngrohet shumë për të ngjitur me kallaj, havi. Çekiçi i shkresës çekiç për të bërë vijat e thelluara në enët prej bakri a prej teneqeje. Çekiç kose. Çekiçi i neurologut. I bie me çekiç.
- tek. shih ÇEKAN,~I 2,3. Çekiç automatik (pneumatik). Çekiç shpues. Mulli me çekiçë.
- anat. Eshtra e parë e vogël në veshin e mesëm, që mbështetet në kudhrën.
- sport. Vegël sportive, e përbërë nga një lëmsh metalik, i lidhur te një zinxhir me dorezë në fund, që hidhet nga atleti pasi rrotullohet disa herë me forcë. Hedhja e çekiçit.
Kur shkruajmë urime ka raste kur e shkruajmë: Paq shëndet, Paqi të mira etj. Është gabime sepse duhet: Paç shëndet, Paç të mira, Pastë të mira, Paçim jetë, Paçi jetë të gjatë, Paçin vetëm lumturi. Nëse dotë ishte se shkronjat nuk kanë rëndësi, atëherë alfabeti nuk do të bëhej me 36 shkronja po do të bëhej me më pak.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Përdorimet e gabuara të apostrofit/Si ta përdorim drejt apostrofin
DIGJITAL apo DIXHITAL?
Gabime në përdorimin e trajtave të shkurtra në gjuhën shqipe