
Dita evropiane e gjuhëve
Ministria e Arsimit dhe Sportit organizon për herë të parë trajnimin rajonal të projektit JEDA (mësuesit e rinj në veprim) për mësuesit e rinj të Europës Qendrore dhe Lindore.
Në ditën evropiane të gjuhëve, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve të Gjuhës Frënge në Shqipëri, CREFECO, Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, Universiteti i Ruenit (Francë) si dhe Ambasada Franceze organizojnë për herë të parë trajnimin rajonal të projektit JEDA (mësuesit e rinj në veprim) për mësuesit e rinj të Europës Qendrore dhe Lindore.
Projekti ka mbyllur tashmë fazën e parë, në të cilin janë përfshirë 60 mësues të gjuhës frënge me më pak se 3 vite përvojë pune, si përfaqësues të 6 vende pjesëtare të CREFECO-së ( Shqipëri, Armeni, Bullgari, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavi dhe Rumani). Faza e parë e këtij trajnimi është kryer online, mësuesit përfaqësues të 6 shteteve të CREFECO-s janë trajnuar në 7 muaj nga lektorë të universitetit të Ruenit, Francë.
Trajnimi është 106 orë, i cili ka si synim forcimin e kapaciteteve profesionale të mësuesve të rinj të gjuhës frënge. Faza e dytë e këtij projekti zhvillohet në Tiranë, ku do të bëhet bilanci i punës një vjeçare, rezultatet e arritura si dhe për të vendosur gjithashtu ecurinë e këtij projekti në të ardhmen.
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Starton PISA 2025 në Shqipëri: Mbi 6 mijë nxënës në testim, masa të reja për mësuesit dhe nxënësit