Dita Europiane e gjuhëve të huaja
Në datën 27 shtator, në shkollën “Ernest Koliqi”, Tiranë, u zhvillua aktiviteti me rastin e Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja, në të cilin u përfshinë nxënësit e klasave të 5 -ta, të 6-ta dhe të 7-ta.
Në datën 27 shtator, në shkollën “Ernest Koliqi”, Tiranë, u zhvillua aktiviteti me rastin e Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja, në të cilin u përfshinë nxënësit e klasave të 5 -ta, të 6-ta dhe të 7-ta.
Duke u nisur nga natyra e veçantë e kësaj dite u organizuan aktivitete të shkurtra, në formë argëtimi në gjuhë të huaja. U planifikua që pjesëmarrësit në aktivitet të zhvendosen nga njëra tavolinë gjuhësh në tjetrën. Kështu organizatorët vendosën njëzëri ta titullonin aktivitetin në tërësi “Language Café”.
Nxënësit u vendosën nëpër tavolina sipas interesit që ata shfaqin për një gjuhë të caktuar, por duke përmbushur, gjithashtu, kuriozitetin dhe dëshirën për një gjuhë të dytë, apo edhe të tretë.
Nëpërmjet lojërave me flamuj e fjalë, enigmave për t’u plotësuar, këngëve të shkurtra, vizatimeve nga vetë ata të bluzave të bardha në kujtim të kësaj dite, ushqimeve karakteristike, që ata i kishin përgatitur me shumë dëshirë, fotove pafund me njëri-tjetrin nën ikonën e Instagramit të shkollës, si edhe gërmëzimeve të fjalëve të gjata dhe sfiduese për ta, të përgatitura nga mësuesit. Mësuesit dhe drejtuesit e shkollës besojnë se fëmijët arritën të vlerësojnë më shumë pushtetin e gjuhës si mjet i fuqishëm komunikimi.
Në përmbushjen me sukses të objektivave të këtij eventi, kontribuan të gjitha mësueset e gjuhëve të huaja, si dhe mësuesit kujdestarë, duke përmendur këtu edhe përfshirjen me idetë dhe angazhimin e saj të mësueses së arteve.
(Portali Shkollor)
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve në Portalin “Mësues për Shqipërinë” 2024