Dita e parë e shkollës, ministrja Qato uron nga Deaprint
Urimin për ditën e parë të shkollës ministrja e shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Sonila Qato ka zgjedhur ta urojë nga shtypshkronja e librit shkollor Deaprint. Qato vizitoi ambientet e shtypshkronjës dhe bashkëbisedoi me botuesit.
Urimin për ditën e parë të shkollës ministrja e shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen Sonila Qato ka zgjedhur ta urojë nga shtypshkronja e librit shkollor Deaprint. Qato ka vizituar ambientet e shtypshkronjës dhe ka parë nga afër se si Deaprint sjell nëpërmjet makinerive moderne libra libra shkollor me cilësi.
“Të udhëhequr nga ky vizion, sot zgjodhëm të vizitonim një ndër shtypshkronjat dhe botuesit e librit shkollor me seriozë në vend, me synim dialogun, thellimin dhe si rrjedhojë hartimin e politikave që rrisin cilësinë e librit me kostot më të mira të mundshme. Arsimimi është e drejtë e juaja dhe meritoni më te mirën”, nënvizoi ministrja përkrah urimit për të gjithë fëmijët e sistemit arsimor parauniversitarë.
Gjatë bashkëbisedimit me botuesit Rita Petro dhe Latif Ajrullai, ministrja Qato foli për mbarëvajtjen e punës së biznesit të librit, për lehtësimin nga tvsh të librit shkollor si dhe për një bashkëveprim më të mirë midis biznesit dhe shtetit, sa e rëndësishme është të forcohen rregullat për një konkurrencë të lirë dhe të ndershme.
Është e para shtypshkronjë me standarde evropiane, me një staf të specializuar dhe me asistencë teknike nga partnerët kroatë, e pajisur me teknologjinë e fundit moderne, që disponon makinë shtypi rrotative Heatset.
Shtypshkronja DEAPRINT është një shoqëri e përbashkët me investim shqiptaro-kroat (partnerët e saj janë ALBAS shpk, Radin doo, Ideart shpk.)
Produktet që deri më sot janë prodhuar në tregun rajonal për herë të parë bëhen në Shqipëri. Kjo shtypshkronjë ofron cilësi të lartë shtypi për botimet shkollore në një kohë shumë të shkurtër. Këtë vit një pjesë e konsiderueshme e botimeve shkollore janë shtypur pranë kësaj shtypshkronje.
Gjithashtu për kompanitë private që operojnë në fushën e marketingut DEAPRINT ofron shërbime cilësore e profesionale, korrektësi dhe partneritet të qëndrueshëm, çmime të lira dhe konkurruese në tregun shqiptar.
(Portali Shkollor)
Dhurojuni të vegjëlve tuaj Abetaren mbarëkombëtare!
Libri digjital, Albas prezanton metodologji të mësimdhënies bazuar në TIK
"Ariu i Bardhë i Ëndrrave"