“Dita e orëve mësimore të hapura” në shkollën “Sinan Tafaj”
Në gjimnazin “Sinan Tafaj” u zhvilluan orët e hapura mësimore. Drejtoria e shkollës në bashkëpunim me stafin pedagogjik vendosën që orët e hapura të zhvillohen në një ditë të vetme dhe kjo ditë mori emrin “Dita e orëve mësimore të hapura”.
Në shkollat e mesme po zhvillohen “Orët mësimore të hapura”, ku prindërit janë ftuar të ndjekin nga afër punën që bëjnë mësuesit me fëmijët e tyre si dhe të vlerësojnë kurrikulën e re. Këto orë mësimore janë ndjekur edhe nga përfaqësues të drejtorive arsimore, apo përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.
Në gjimnazin “Sinan Tafaj” u zhvilluan orët e hapura mësimore. Drejtoria e shkollës duke u konsultuar me stafin pedagogjik vendosën që orët e hapura të zhvillohen në një ditë të vetme dhe kjo ditë mori emrin “Dita e orëve mësimore të hapura”.
Sipas një grafiku të parashikuar dhe diskutuar secili mësues ishte njoftuar dhe kishte programuar orën e mësimit me detaje. Kështu mësuesit njëri pas tjetrit zhvilluan ditën e premte orët e hapura mësimore.
Ne ndoqëm nga afër orën mësimore në lëndën e gjeografisë me mësuese Rudina Çelaj. Kjo orë ishte përsëritje e kapitullit për mineralet. Klasa ishte organizuar në dy grupe dhe ishte planifikuar zhvillimi i një konkursi si formë e testimit të njohurive.
Ora e mësimit u realizua mbi bazë e kompetencave sipas kurrikulës së re. Nxënësi komunikon në mënyrë efektive: jep sqarime të nevojshme për termat dhe fenomenet, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit.
Mësuesja, Rudina Çelaj, drejtoi orën e mësimit. Ajo kishte përgatitur pyetjet për të dy grupet. Pyetjet ishin të ngjashme duke mos u lënë mundësinë grupeve të aludojnë për shkallën e vështirësisë. Ndërsa nxënësit ishin përgatitur madje kishin zhvilluar edhe një testim paraprak. E veçanta ishte se grupi që kishte dalë më mirë në testim që kishte arritur rezultate më të larta e humbi betejën përpara grupit tjetër me një diferencë të dukshme pikësh.
Në fund të orës së mësimit u diskutua sërish për mineralet por në një formë tjetër. Secili nxënës kishte përpara një gur dhe do të fliste për: përbërjen, vetitë, peshën, ngjyrën etj. Kjo ishte një gjetje e kësaj ore mësimi, që përveç të tjerash nxënësit kishin kërkuar dhe siguruar një mineral për këtë orë mësimi.
Të gjithë mësuesit mund të na dërgojnë ditarin/planin për orët e hapura që kanë zhvilluar në adresën [email protected]. Ne do t’i publikojmë në Portalin Shkollor duke ruajtur autorësinë e secilit mësues.
(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)
Vlerësimi përfundimtar, përshkrimi i notës
Datat e provimeve të lirimit 2021
Etika e komunikimit, fjalori i nxënësve të shkollave si (nuk) duhet të jetë, nga Muhamet Selmani