Libri shqip për fëmijë

Dita Botërore e Librit për fëmijë, poetja Rita Petro jep urimin e saj nëpërmjet veprave të Bedri Dedes

"Më i lumtur nga të gjithë do të jete ai popull, i cili më mirë se çdo gjë tjetër do të mësojë fëmijët e vet, do të dije t'i pasurojë mendimin dhe t’u japë drejtimin ndjenjave të tyre"- me këtë shprehje të shkrimtarit Bedri Dedja, poetja Rita Petro ka zgjedhur të jap urimin e saj për këtë 2 prill.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë përshëndetjen time dua ta bëj me një shprehje te mrekullueshme të Babait të Letërsisë Shqipe për Fëmijë, Bedri Dedjes, shkrimtari i fëmijëve të së shkuarës, të të sotmes dhe të së ardhmes:

"Më i lumtur nga të gjithë do të jete ai popull, i cili më mirë se çdo gjë tjetër do të mësojë fëmijët e vet, do të dije t'i pasurojë mendimin dhe t’u japë drejtimin ndjenjave të tyre"- Bedri Dedja, 1961.


Shumë breza fëmijësh shqiptarë janë magjepsur dikur mbas aventurave të Fatbardh Pikaloshit, me fyej magjikë e katalanë. Dhe shkrimtari Bedri Dedja, “babai” i Fatbardh Pikaloshit, vjen përsëri pranë fëmijëve të sotëm, e me shkopin  e tij magjik hap edhe një herë portat e botës së tij të bukur të përrallave.  


ALBAS ka disa muaj që ka risjellë në duart e fëmijëve këto tri thesare të paçmueshme:

  • “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”,(7+), 
  • “Një udhëtim i rrezikshëm”, (9+), 
  • “Presidenti i Planetit të Kuq” (11+) 

Së shpejti: 

  • "Aventurat e Kacamisrit rreth globit" 
  • "Alarmet e qytetit Sdikuisht"
  • "Si katër çiliminj u bënë biznesmenë"
  • "I fundmi i Kastriotëve"

Botime speciale të shoqëruara me ilustrime fantastike.

“…Bedri Dedjen do ta kemi përherë pranë, nëpërmjet librave të tij të mrekullueshëm. Ndodh si me yjet, që ndonëse ndodhen miliarda kilometra larg nesh, edhe kur shuhen, vazhdojnë të na dërgojnë dritën e tyre. Bedri Dedja mbetet një yll i pashuar i letërsisë për fëmijë. Ai vazhdon të përhapë dhe të dërgojë dritë vezulluese, ngrohtësi, mirësi dhe dashuri njërëzore, mesazhe paqeje dhe humanizmi, veçanërisht te lexuesit e vegjël që ai i donte aq shumë dhe që u kushtoi pjesën më të madhe të jetës dhe të energjisë krijuese“. (Viron Kona)

Foto- shkrimtari Bedri Dedja

Nga Rita Petro - Poete&Botuese 


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

3,072 Lexime
3 vjet më parë