Dita Botërore e Autizmit
Shkolla "Adem Bedalli" në Peqin është solidarizuar për Ditën Botërore të Autizmit duke zhvilluar aktivitete të ndryshme nën logon: “Autizmi nuk zgjedh, por ne mundemi ta pranojmë”.
Me rastin e Ditës Botërore të Autizmit, 2 prillit, nxënësit dhe stafi pedagogjik i shkollës 9-vjeçare "Adem Bedalli" në Peqin u solidarizuan me këtë ditë duke zhvilluar aktivitete të ndryshme. Simbol i kësaj dite në këtë shkollë u bë ngjyra blu, si ngjyrë e shpresës për këtë kauz por pse jo edhe si ngjyra e qetë për sytë e fëmijëve me aftësi të veçanta. Veçanërisht dy mësueset ndihmëse të kësaj shkolle Endra Çeço dhe Orenela Gripshi, dhe nxënës të kësaj shkolle bënë një parakalim në rrugën kryesore deri në qendër të qytetit. Me tullumbaca nëpër duar dhe me pankarta të ndryshme ndërgjegjësimi ku shkruhej: “Autizmi nuk zgjedh, por ne mundemi ta pranojmë”, reagimi i qytetarëve ishte tepër emocionues teksa dhuruan duartrokitje. Në fund të këtij aktiviteti, të gjitha tullumbacet e përgatitura me këtë rast u lëshuan lart në qiell si simbol solidarizimi nga të gjithë për Ditën Botërore të Autizmit.
(Portali Shkollor)
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!