
Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, qytetarët protestë sot në orën 17:00 para Ministrisë së Arsimit
Dhuna ndaj vajzës vogëlushes 3 vjeçare në kopsht ka qenë një nga temat më të diskutuara në vend. Pikërisht për këtë shkak shoqëria civile do të organizojë një protestë përpara Ministrisë së Arsimit ditën e sotme, e enjte 9 nëntor ora 17:00, nën moton “fëmijëria është për t’u gëzuar, jo për t’u dhunuar”.
Dhuna ndaj vajzës vogëlushes 3 vjeçare në kopsht ka qenë një nga temat më të diskutuara në vend. Pikërisht për këtë shkak Shoqëria civile do të organizojë një protestë përpara Ministrisë së Arsimit ditën e sotme, e enjte 9 nëntor.
Protesta do të zhvillohet në orën 17:00 nën moton “fëmijëria është për t’u gëzuar, jo për t’u dhunuar”. Protestuesit kërkojnë më shumë siguri dhe drejtësi për fëmijët dhe kërkojnë ndaljen e akteve të dhunës ndaj tyre.
Ky tubim pritet të zhvillohet pas ngjarjes së ndodhur në një kopsht privat, ku një 3-vjeçare u dhunua barbarisht nga edukatorja e saj, e cila i theu këmbën. Kujtojmë se ditën e djeshme u mbajt një protestë lidhur me këtë ngjarje edhe përpara ambienteve të kopshtit ku u dhunua e mitura.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen dy klasa mësimore me teknologji të avancuar për fëmijët e shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT