Aktualitet

Dhuna barbare e 3-vjeçares në kopshtin “Stinët”, sot protestë në 16:00

Protesta do të mbahet para kopshtit privat “Stinët” ku dhe ndodhi ngjarja, i cili ndodhet sipër lagjes “Ali Demi” në Tiranë, mbrapa shkollës “Kushtrimi i Lirisë”. Protesta e sotme nga qytetarët organizohet me qëllim që kopshti të mbyllet dhe rasti i skandalit të dhunës ndaj fëmijëve të mos përsëritet.

Pas skandalit që ka ndodhur në kopshtin “Stinët” në Kryeqytet, qytetarë të shumtë të prekur nga ngjarja kanë vendosur të organizojnë një protestë ditën e sotme në orën 16.00 para dyerve të këtij kopshti privat i cili ndodhet sipër lagjes “Ali Demi” në Tiranë, mbrapa shkollës “Kushtrimi i Lirisë”. 


Rasti është denoncuar nga nëna e vajzës së vogël 3-vjeçare. Majlinda Dehima është edukatorja që dhunoi pa mëshirë të voglën në ambientet e kopshtit duke i thyer këmbën.


Ndërsa, Entela Danushi është drejtoresha e kopshtit që bashkëpunoi për të fshehur skandalin. 


Protesta e sotme organizohet me qëllim që kopshti të mbyllet dhe rasti i skandalit të dhunës ndaj fëmijëve të mos përsëritet. Ftoheni të merrni pjesë. 




Kaltra Tafani 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

951 Lexime
1 vit më parë