DREJTORI/NËNDREJTORI

Detyrat e drejtorit dhe nëndrejtorit të shkollës

Disa nga detyrat e drejtorit dhe nëndrejtorit jua rendisim më poshtë, duke iu referuar udhëzimeve dhe dispozitave përkatëse. Ndodh që detyrat e drejtorit dhe nëndrejtorit të këmbëhen mes tyre, megjithatë në këtë material i gjeni të specifikuara.

Disa nga detyrat e drejtorit dhe nëndrejtorit jua rendisim më poshtë, duke iu referuar udhëzimeve dhe dispozitave përkatëse. Ndodh që detyrat e drejtorit dhe nëndrejtorit të këmbëhen mes tyre, duke qenë se janë titullarët e institucionit, megjithatë në këtë material i gjeni të specifikuara.


Detyrat e drejtorit

- Drejtori ka përgjegjësi për zbatimin e dokumenteve kurrikularë të miratuar nga ministri.

- Drejtori ka përgjegjësi, në veçanti, për realizimin sipas planit mësimor dhe programeve mësimore të lëndëve të edukimi fizik e sportet, e muzikës dhe arteve figurative

- Drejtori ka për detyrë të organizojë periodikisht analizën e gjendjes reale të arritjeve të nxënësve.

- Drejtori drejton hartimin e planit që përcakton mënyrat konkrete për përmirësimin e arritjeve të nxënësve në vështirësi në të nxënë. Ky plan dhe zbatimi i tij janë objekt i inspektimit nga IShA.

- Drejtori ka përgjegjësi për: 

a) zhvillimin cilësor të kurrikulës me bazë shkolle; 

b) përmbushjen e pëlqimeve të nxënësve për lëndët me zgjedhje.

- Drejtori i shkollës, në bashkëpunim me këshillin e mësuesve, shqyrton rregullisht mbingarkesën e mundshme të nxënësve.

- Drejtori nuk ka të drejtë të ngarkojë mësuesit me detyra shtesë të cilat nuk rrjedhin drejtpërdrejt nga zbatimi i legjislacionit arsimor.

- Drejtori i institucionit merr nisma dhe nxit e mbështet nismat për zbatimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në administrimin e menaxhimin e institucionit dhe në zhvillimin e kurrikulës.

- Drejtori  lejon të përdoren në nga nxënësit në institucionin arsimor vetëm botime ndihmëse dhe materiale të tjera mësimore, të miratuara nga ministri nëpërmjet udhëzimeve të tij. 


Veprimtari pas orëve mësimore

- Drejtori i institucionit arsimor, në bashkëpunim me këshillin e mësuesve, qeverinë e nxënësve dhe këshillin e prindërve, planifikojnë për nxënësit e institucionit veprimtari sportive, kulturore e zbavitëse, pas orëve mësimore, si dhe në ditët e pushimit, në mjediset dhe me pajisjet e institucionit.

- Pjesëmarrja e nxënësve në këto veprimtari është vullnetare. 

- Veprimtaritë e nxënësve përmbushin kushtet e sigurisë, të ruajtjes së jetës dhe të shëndetit të tyre.

- Drejtori i institucionit arsimor, në bashkëpunim me këshillin e mësuesve, qeverinë e nxënësve dhe këshillin e prindërve, planifikojnë për nxënësit e institucionit veprimtari sportive, kulturore e zbavitëse, pas orëve mësimore, si dhe në ditët e pushimit, në mjediset dhe me pajisjet e institucionit.

- Pjesëmarrja e nxënësve në këto veprimtari është vullnetare. 

- Veprimtaritë e nxënësve përmbushin kushtet e sigurisë, të ruajtjes së jetës dhe të shëndetit të tyre.


Zhvillimi profesional i mësuesve

- Drejtori ka përgjegjësi për: 

a) hartimin dhe zbatimin të planit vjetor të zhvillimit të brendshëm profesional të institucionit. (Plani ruhet për 4 vjet në arkivin e shkollës dhe është objekt i inspektimit nga IShA);

b) krijimin e lehtësirave për trajnimin e mësuesve të paktën 3 ditë gjatë një viti shkollor.

- Drejtori nxit dhe kontrollon pjesëmarrjen e mësuesve në rrjetet profesionale.

- Drejtori organizon a) përhapjen e përvojave të mësuesve në trajnimet 3 ditë në vit te mësuesit e tjerë; b) ndihmën profesionale të mësuesve më me përvojë ndaj mësuesve më të rinj.

- Drejtuesit e institucionit arsimor: a) vëzhgojnë orë mësimore, orë të kujdestarisë, mbledhje të ekipeve lëndore, takime të mësuesve kujdestarë me prindërit, veprimtari jashtë-kurrikulare; b) organizojnë zhvillimin e pyetësorëve me nxënës dhe  prindër.

- Drejtuesit zhvillojnë miniteste, si bazë për bisedën profesionale me mësuesit dhe organizimin e ndihmës për ta.

- Drejtori ka përgjegjësi për: a) hartimin dhe zbatimin të planit vjetor të zhvillimit të brendshëm profesional të institucionit. (Plani ruhet për 4 vjet në arkivin e shkollës dhe është objekt i inspektimit nga IShA); b) krijimin e lehtësirave për trajnimin e mësuesve të paktën 3 ditë gjatë një viti shkollor.

- Drejtori nxit dhe kontrollon pjesëmarrjen e mësuesve në rrjetet profesionale.

- Drejtori organizon a) përhapjen e përvojave të mësuesve në trajnimet 3 ditë në vit te mësuesit e tjerë; b) ndihmën profesionale të mësuesve më me përvojë ndaj mësuesve më të rinj.

- Drejtuesit e institucionit arsimor: a) vëzhgojnë orë mësimore, orë të kujdestarisë, mbledhje të ekipeve lëndore, takime të mësuesve kujdestarë me prindërit, veprimtari jashtë-kurrikulare; b) organizojnë zhvillimin e pyetësorëve me nxënës dhe  prindër.

- Drejtuesit zhvillojnë miniteste, si bazë për bisedën profesionale me mësuesit dhe organizimin e ndihmës për ta.


Ndjekja e shkollës publike nga nxënësit

- Drejtori i shkollës publike të arsimit bazë me kohë të plotë bashkëpunon me njësinë vendore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, këshillin e prindërve të shkollës dhe asaj të klasës, me qeverinë e nxënësve, bordin e shkollës për të siguruar ndjekjen e shkollës nga nxënësit.

- Drejtori organizon mësuesit për të siguruar ndjekjen e shkollës nga nxënësit që i përkasin zonës së shkollës së arsimit bazë.

- Nëndrejtori, që mbulon ndjekjen e shkollës nga nxënësit, ose drejtori, kur nuk ka nëndrejtor, plotëson fletoren e kontingjentit të nxënësve të shkollës  në fund të semestrit të parë dhe të vitit shkollor. 

Plani i drejtorit të institucionit arsimor (Vlerësimi nga titullari i DAR/ZA-së) 

- Plani i drejtorit të institucionit arsimor është marrëveshje për dy vite shkollore në mes titullarit të DAR/ZA-së  dhe drejtorit.

- Qëllimi i planit është: a) të nxisë drejtorët për përmirësime të punës së tyre; b) të diskutojnë bashkërisht, drejtori dhe titullari përkatës, për anët e forta të drejtorit dhe mundësitë e tij pë përmirësime; c) të dalin në pah përvojat e suksesshme të drejtorëve dhe të përhapen te drejtorët e tjerë.

- Drejtori harton planin e tij të dy viteve shkollore dhe ia paraqet titullarit të tij të DAR/ZA-së në fillim të një viti shkollor.


Plani përmban këta tregues: 

a) Masa e realizimit të objektivit (objektivave) të secilit nga dy planet e fundit vjetore të shkollës. 

b) Përqindja e nxënësve që braktisin shkollën ose largohen nga shkolla (për shkollat publlike) 

c) Numri i krediteve që drejtori do të fitojë. 

ç) Numri i kumtesave të paraqitura nga drejtori në këshillin e mësuesve ose  jashtë shkollës. 

d) Përqindja e orëve mësimore të munguara të drejtorit jo për arsye shëndetësore. 

dh) Numri i ankesave për të në Komsionin e Etikës dhe të Sjelljes që komisioni i ka vlerësuar të drejta. 

e) Renditja e shkollës sipas treguesve të shkollave të suksesshme.

 ë) Masat disiplinore nga titullari.

Plani mund të përmbajë tregues të tjerë të matshëm me kërkesën e titullarit të DAR/ZA-së.

Titullari i DAR/ZA-së shqyrton dhe miraton planin e drejtorit.

Plani i drejtorit ruhet në dy kopje, njerën e mban drejtori në portofolin e tij profesional dhe tjetrën e mban titullari. Plani ruhet prej tyre për 3 vjet.

Në fund të dy viteve shkollore, titullari analizon me drejtorin realizimin e planit të tij.

Titullari harton vlerësimin dyvjeçar të drejtorit, ku përshkruan përmbledhtas anët pozitive të veprimtarisë së tij dhe përmirësimet që duhet të arrijë.

Vlerësimi vjetor i drejtorit mbahet në portofolin e tij profesional për 4 vjet.

Kopje e planit të drejtorit dhe vlerësimi nga titullari i tij i dorëzohen nga drejtori kryetarit të bordit të institucionit arsimor.


Ngarkimi i detyrave nga drejtori i institucionit arsimor

- Drejtori ndan punët me nëndrejtorin duke e ngarkuar me detyra të caktuara.

- Në shkollën e mesme profesionale njeri nga anëtarët e drejtorisë është me arsim të lartë profesional, sipas profilit të shkollës.

- Drejtori dhe nëndrejtori nënshkruajnë përshkrimin e punës së nëndrejtorit në të cilin përcaktohen detyrat e nëndrejtorit.

- Nëndrejtorët përgjigjen përpara drejtorit të institucionit arsimor për realizimin e detyrave dhe i raportojnë sipas përshkrimit të punës.

- Drejtori ngarkon me detyra të posaçme për mbarëvajtjen e institucionit mësues të cilët nuk kanë klasë në kujdestari.


Drejtoria e institucionit arsimor  

- Drejtoria e institucionit arsimor kryesohet nga drejtori i tij. Anëtarë të drejtorisë janë nëndrejtorët (nëse ka), kryemësuesit e shkollave vartëse (nëse ka) dhe, kur është e nevojshme, kryetarë të ekipeve lëndore ose mësues të caktuar nga drejtori. Numri i anëtarëve të drejtorisë caktohet në rregulloren e brendshme të institucionit.

- Drejtoria e institucionit analizon çdo dy muaj ecurinë e nxënësve, në përgjithësi, dhe, në veçanti, të nxënësve me vështirësi në të nxënë.  

- Drejtoria fton në takime të veçanta, një herë në tre muaj,: a) bordin e institucionit; b) këshillin e prindërve të institucionit; c) qeverinë e nxënësve.

- Drejtoria e shkollës zhvillon parateste për nxënësit e klasës së nëntë dhe maturantët. Nota nuk përfshihet në vlerësimin vjetor të nxënësit.


Mbi këshillin e mësuesve

- Drejtori i institucionit arsimor vendos që në mbledhje të caktuara të këshillit të mësuesve të bëjnë pjesë, mësuesit ndihmës dhe instruktorët, si dhe nga personeli i konviktit dhe personeli ndihmës (nëse ka të tillë).

- Në mbledhjet e këshillit të mësuesve, drejtori ka të drejtë të ftojë përfaqësues të njësisë bazë përkatëse të qeverisjes vendore, të njësisë arsimore vendore, punonjësin psiko/social, kryetarin e bordit, kryetarin e këshillit të prindërve, kryetarin e qeverisë së nxënësve, kryetarin e komisionit të etikës dhe sjelljes ose të deleguar të tyre, personelin mjekësor të shkollës (kur ka të tillë), si dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti.

- Drejtori cakton një mësues si sekretar të këshillit. Sekretari mban shënimet e mbledhjeve në Protokollin e Këshillit të Mësuesve dhe vendos në arkivin e institucionit materialet e paraqitura në këshill nga drejtuesit e institucionit dhe mësuesit. 


Mbi mungesat e nxënësve

- Drejtori i shkollës së arsimit bazë njofton me shkresë titullarin e DAR/ZA-së  për nxënësin, që i përket shkollës së tij dhe nuk është regjistruar në shkollë, ose për nxënësin që mungon pa arsye më shumë se 25% të orëve mësimore gjatë një viti shkollor.  

Procedurat e transferimit të nxënësve

- Drejtori i shkollës firmos dhe vulos dokumentacionin e transferimit, ia dorëzon prindit të nxënësit dhe ia dërgohet zyrtarisht drejtorit të shkollës pritëse.

- Dokumentacioni i transferimit përmban a) notat ose shprehjet e nxënësit të marra gjatë vitit shkollor deri në çastin e transferimit; b) numrin e mungesave të arsyeshme dhe ato të paarsyeshme; c) nderimet ose/dhe masat disiplinore ndaj nxënësit.

- Drejtori i shkollës, ku nxënësi transferohet, njofton menjëherë zyrtarisht për regjistrimin drejtorin e shkollës nga nxënësi vjen. Drejtori i shkollës dërguese, pas këtij njoftimi, bën çregjistrimin e nxënësit. 


Orientimi i nxënësve për karrierën e tyre

- Drejtoria e shkollës së arsimit bazë organizon me nxënësit e klasës së nëntë dhe prindërit e tyre: a) takime  me punonjës arsimorë të shkollave të mesme të larta; b) vizita në shkolla të mesme të larta; c) vizita në mjedise të mundshme për punësim.

- Drejtoria e shkollës së arsimit të mesëm të lartë organizon me nxënësit e vitit të fundit dhe prindërit e tyre: 

a) takime me pedagogë të degëve të institucioneve të arsimit të lartë; b) vizita në mjediset e institucioneve të arsimit të lartë; c) vizita në mjedise të mundshme për punësim.

- Komisioni i institucionit arsimor të zakonshëm

- Drejtori i institucionit arsimor të zakonshëm ngre komisionin për nxënësit me AK, në përbërje të të cilit janë tre mësues të lëndëve të fushave të ndryshme të të nxnit dhe psikologu/punonjësi social. Në komision merr pjesë, të paktën një nga mësuesit e nxënësit me AK dhe mësuesi ndihmës (kur ka). 

- Kryetar i komisionit është punonjësi i shërbimit psiko-social.

- Komisioni i institucionit arsimor të zakonshëm, bazuar në vlerësimin e komisionit pranë DAR/ZA,: a) udhëzon mësuesit për hartimin e PEI-ve dhe i miraton; 

b) ndihmon mësuesit gjatë zbatimit të PEI-ve; c) ndjek ecurinë e fëmijëve me AK.

Komisioni i institucionit arsimor paraqet pranë  komisionit të DAR/ZA-së,  raportin e ecurisë së nxënësit me AK, sipas formatit të vendosur nga komisioni pranë DAR/ZA-së

Anëtarët e komisionit pranë DAR/ZA-së dhe në institucionit arsimor, mësuesit dhe mësuesit ndihmës, që punojnë me fëmijë me AK, nuk kanë të drejtë të japin të dhënat personale të këtyre fëmijëve personave të paautorizuar nga komisioni pranë DAR/ZA-së/drejtori i institucionit arsimor.


Drejtori i institucionit arsimor të zakonshëm

- Drejtori i institucionit arsimor të zakonshëm është përgjegjës për: a)  realizimin e  integrimit të nxënësve me AK në veprimtaritë e institucionit arsimor; 

b) funksionimin e komisionit të institucionit; c) realizimin cilësor të PEI-ve.

- Drejtori:

 a) u mundëson mësuesve marrjen e njohurive dhe kultivimin e aftësive për kujdesin dhe arsimimin e nxënësve me AK;

 b) nxit vullnetarizmit në lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së nxënësve me AK në mjediset e insitucionit arsimor; 

c)organizon marrëdhënie bashkëpunimi me institucione të tjera arsimore, institucione të arsimit të lartë, OJF për shkëmbim të përvojave me fëmijët me AK.


Mbi amzën e shkollës

Drejtori mban në vend të siguruar amzën e shkollës. 

Komisionit i shëndetit, sigurisë, mirëmbajtjes dhe mjedisit 

Drejtori i institucionit arsimor ngre komisionin, që kryesohet prej tij ose një nëndrejtor i ngarkuar prej tij (nëse ka) dhe përbëhet nga mësues të zgjedhur nga këshilli i mësuesve, prindër të caktuar nga këshilli i prindërve dhe nxënës nga qeveria e nxënësve.


Komisioni:

 a) mbikëqyr rregullisht në institucionin arsimor kushtet e ruajtjes së shëndetit, të higjienës, pastërtisë, mjedisit, të sigurisë së nxënësve dhe punonjësve dhe ruajtjen e mirëmbajtjen e mjediseve dhe të pajisjeve; 

b) identifikon nevojat për mirëmbajtje të institucionit, që plotësohen nga njësia bazë e qeverisjes vendore; 

 c) përcakton nevojat për ndreqje të vogla, shërbime, zëvendësime të pjesëve për shkak të dëmtimeve. 

ç) organizon veprimtari ndërgjegjësuese me nxënës, mësues dhe prindër për kushtet e ruajtjes së shëndetit, të sigurisë, mirëmbajtjes së mjediseve e pajisjeve të institucionit; d) harton raporte për drejtorin e institucionin arsimor për kushtet e parashikuara në pikën a) të këtij neni dhe propozon përmirësime.


Shëndeti 

Drejtori i institucionit arsimor: 

a) njofton menjëherë urgjencën shëndetësore kur nevojitet ndihma e saj; 

b) dërgon menjëherë me mjete të transportit të rastit nxënësin ose punonjësin mësimor, kur urgjenca shëndetësore e porosit të veprojë kështu.

Kur një nxënës sëmuret ose pëson aksident, mësuesi kujdestar ose një drejtues i institucionit arsimor njofton menjëherë prindin.  Institucioni arsimor ka të paktën një kuti të ndihmës së parë, përherë funksionale. Të paktën një mësues për 400 nxënës ka certifikatën për administrimin e ndihmës së parë. Për aksidente të vogla, nxënësi i dëmtuar merr ndihmën e parë në shkollë.

Kur nxënësi regjistrohet në konviktin e shkollës, paraqet vërtetimin mjekësor se nuk vuan nga ndonjë sëmundje ngjitëse. 

- Drejtori i institucionit arsimor nuk pranon që të hyjnë në mjediset mësimore punonjësit ose nxënësit që kanë sëmundje ngjitëse. 

- Drejtori njofton shërbimin shëndetësor kur dyshohet për përhapjen e një sëmundjeje ngjitëse në institucion.

Pirja e duhanit dhe alkoolit ndalohet në të gjitha mjediset e institucionit.

Institucioni arrin marrëveshje me institucionet e tjera për mospirjen e duhanit në mjediset ku nxënësit kryejnë veprimtari.

- Drejtori siguron dokumentet, sipas legjislacionit në fuqi, për ruajtjen e shëndetit të nxënësve nga artikujt që tregtohen për ta brenda territorit të institucionit ose pranë institucionit, por që shesin kryesisht vetëm për nxënësit e instituciont arsimor.

- Drejtori njofton autoritetet përkatëse kur krijohen zhurma që shpërqendrojnë vëmendjen e nxënësve.


Siguria 

- Në një vend të dukshëm në shkollë afishohen numrat e emergjencës (numrat e policisë, të zjarrfikëseve, të urgjencës). 

- Punonjësit arsimor dhe nxënësit janë udhëzuar dhe stërvitur për radhën e veprimeve në godinën e institucionit për ngjarje të jashtëzakonshme, si: rënie zjarri, përmbytje, tërmete etj. 


Institucioni arsimor: 

a) ka pajisjet e  mjaftueshme për mbrojtjen kundër zjarrit; 

b) ka shenja dalluese që tregojnë rrugën për të dalë në ngjarje të jashtëzakonshme. Korridoret, shkallët dhe sheshpushimet në godinën e institucionit arsimor nuk janë të zëna me objekte që pengojnë lëvizjen në ngjarje të jashtëzakonshme.

- Drejtori i institucionit arsimor publik komunikon menjëherë me njësinë e qeverisjes vendore kur është në rrezik siguria në institucion për shkak të problemeve në mirëmbajtjen e tij.

- Mësuesit dhe instruktorët janë përgjegjës për sigurinë e mjeteve dhe të pajisjeve që përdoren nga nxënësit. Në një vend të dukshëm për nxënësit vendosen rregulloret e sigurisë në mjediset e shkollës. Nxënësit i kanë përvetësuar rregulloret.

- Kur drejtori i institucionit arsimor gjykon se rrezikohet siguria në një mjedis ose në të gjithë godinën, vendos ndërprerjen e funksionimit të mjedisit ose të institucionit dhe njofton DAR/ZA-në. - - Drejtori i institucionit arsimor publik njofton menjëherë bashkinë/komunën dhe DAR/ZA-në.

- Drejtori harton raportin për çdo rast emergjence në institucion.

- Drejtori i institucionit arsimor publik formulon periodikisht ose në kohë reale me sistem elektronik, për njësinë përkatëse të qeverisjes vendore, kërkesën e detajuar për mirëmbajtjen e institucionit, bazuar në pyetësorin e mirëmbajtjes.

- Drejtori njofton menjëherë policinë dhe bashkinë/komunën për vjedhje ose tentativë vjedhjeje në pronën e institucionit.


Zhdëmtimet në institucionet arsimore publike

- Drejtori/nëndrejtori, për dëmtimin/vjedhjen e pronës publike në institucionin arsimor nga punonjësit/nxënësit e institucionit, harton proces-verbalin, ku përshkruan ngjarjen dhe dëmin. Mësuesi kujdestar njofton prindërit e nxënësit. 

- Drejtori i institucionit arsimor publik dërgon zyrtarisht te njësia bazë  e qeverisjes vendore procesverbalin për dëmtimin e shkaktuar, bashkë me emrin e dëmtuesit/dëmtuesve .  Në rastin e nxënësit jepet edhe emri i prindërve dhe adresa e tyre. 



(Përgatiti për publikim P. Shtini; Portali Shkollor)

35,432 Lexime
4 vjet më parë