Detyrat dhe të drejtat e maturantit/kandidatit gjatë provimeve të Maturës 2019
Provimet e maturës shtetërore kanë filluar. Ju paraqesim të drejtat dhe detyrimet e maturantëve/kandidatëve, si dhe masat ndëshkimore që merren ndaj atyre që i shkelin rregullat...
Detyrat dhe të drejtat e maturantit/kandidatit gjatë provimeve të Maturës 2019
1. Maturanti paraqitet në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në çastin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme, si: laps, vizore, kompas, makinë llogaritëse të thjeshta.
2. Maturanti pasi merr testin nga AP-ja kontrollon gjendjen fizike të testit (është I palexueshëm, mungon ndonjë faqe, etj.), si dhe nëse është lloji I testit që ka kërkuar në formularin A1/A1Z. Nëse vërehen parregullsi kërkon test tjetër nga AP-ja, duke plotësuar një deklaratë për ndryshimin e testit.
3. Maturanti duhet të firmosë përbri emrit të tij në listën e sekretimit, pasi AS-ja të sekretojë testin e tij dhe të ketë vendosur barkodin përkatës në listën e sekretimit.
4. Matuarnti/kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyrë (të zezë ose blu). Në pyetjet me alternative, maturanti/kandidati rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë. Nëse maturanti rrethon më shumë se një alternativë, vlerësohet me 0 pikë.
5. Maturantët e seksioneve dyghuhëshe shkollore vendosen nga QSHA-ja në një mjedis për shkak të monitorimit nga përfaqësitë përkatëse dhe në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe.
6. Maturantëve/kandidatëve me aftësi të kufizuar, të përkohshme ose të përhershme, me kërkesën e prindit, u krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e provimit. Për ata që nuk mund të lexojnë apo të shkruajnë, PAP-I autorizon një prej AP-ve, jot ë profilit për plotësimin e testit sipas përgjigjeve të dhëna me gojë nga maturanti/kandidati.
7. Maturantëve të paraburgosur i sigurohen kushtet për zhvillimin normal të provimeve, në mjedise të posaçme, nën mbikqyrjen përfaqësuesve të autorizuar policisë pa uniform dhe pa armë.
8. Kur maturanti/kandidati vëren ndonjë shkelje të Rregullores së provimit, ai ka të drejtë të informojë AP-ne, PAP-in dhe përfaqësuesit e MASR
9. Maturanti ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve.
10. Nuk ka rivlerësim të testit.
Masat ndëshkimore gjatë provimeve të maturës.
Maturanti/kandidati përjashtohet nga provimi kur: “Ndryshon vendin që I është caktuar, merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë të tjerë, kur bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit, kur mban telefon celular, radio, ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit, si dhe kur refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e provimit”.
Po sipas rregullores maturantit nuk I njihet rezultatinëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuar në rregulloren e provimit, nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin), nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procësverbal, nëse vërtetohet kopja, e pjesshme, ose eplotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe confirm ohet nga KOPOTED, si dhe në rastet kur është marrë masa e përjashtimit nga provimi.
(Matura shtetërore 2019)
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Nisi Panairi i Librit, nga data 13-17 nëntor jeni të mirëpritur në Pallatin e Kongreseve