PROFIL

Deni Demaj, nxënësja e shumë talenteve

Deni Demaj është nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Betim Muço”. Përveç faktit që Deni është një nxënëse e shkëlqyer, ajo ka edhe një sërë hobesh. Ju ftojmë të njiheni me pasionet dhe arritjet e saj.

Deni Demaj është nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Betim Muço”. Deni sapo ka mbaruar klasën e gjashtë me rezultate të shkëlqyera. Përveç faktit që Deni është një nxënëse e shkëlqyer, ajo ka edhe një sërë hobesh. Piano është hobi i saj kryesor, një pasion që e ushtron prej pesë vitesh. Ka marrë pjesë në shumë kompeticione dhe është vlerësuar me shumë çmime. Së fundmi, në konkursin ‘Perform on-line 1’ dhe ‘Perform on-line 2’ me fëmijë të talentuar në mbarë vendin, u vlerësua me çmimin e tretë në kategorinë e instrumentave, konkretisht piano. 


Një tjetër hobi është leximi i librave dhe shkrimi i eseve. Në shkollë mban titullin “Mik i librit” dhe vendin e tretë për leximin e librave. Në 1 Qershor u vlerësua me çmimin e dytë për esenë më të mirë ndër shkollat 9-vjeçare, në mbarë vendin kushtuar Mitrush Kutelit, për tregimin “Lumi i madh”, organizuar nga Bukinist. Tashmë është duke u përgatitur për një konkurs tjetër me ese organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit.  


Deni ndjek një tjetër hobi të veçantë, që është riciklimi i materialeve. Ajo ka marrë pjesë në konkursin që ka realizuar Eko Tirana dhe është vlerësuar për punimin e saj me materaile të riciklueshme, pasi Deni shpreson që në të ardhmen të bëhet një arkitekte e zonja. Në këto tre muaj shkolla "Betim Muça" u bë pjesë e projektit Etwinning, në të cilin Deni është një nga nxënëset më aktive. Sigurisht, ajo ka tërhequr vëmendjen e organizatorëve, të cilët e kanë vlerësuar me certifikata. 


Basketbolli zë një vend të rëndësishëm në jetën e Denit. Ajo e vlerëson shumë sportin. Pas një dite të ngarkuar ajo ka zgjedhur basketbollin për t’u relaksuar. Kjo është Deni Demaj, vajza e talentuar. 


Më poshtë ju ftojmë të ndiqni një pjesë muzikore të nxënëses. 



Përgatiti për publikim Parajsa Shtini

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,522 Lexime
4 vjet më parë