Mësimnxënia

"Dell dhe zell" në nxënie

Çaste dhe qasje në mësimnxënie sipas një këndvështrimi ndryshe, shkruar nga Evans Drishti.


"Dell"


Ulet në tavolinë. E mbushur kjo me larminë e librave. Të shoqëruara me fletoret e klasës, të shtëpisë, të punës së pavarur…Një kokë e turbullt peshon rëndë mbi trupin e lodhur të ditës së brishtë e ngacmuese.

Në dorë i ish ngjeshur si pa dashje “letërsia”. Bëri ca shfletime tërfëlluese e si papritur, pa kaluar pak sekonda iu shfaq faqja “e padëshirueshme”. I dha një lexim “mpirës”. S’kuptonte as frazat “e qartësuara”. S’e dinte pse-në? S’e dinte pse kaq “ftohje”? Mos vallë fajin e kish “vetja” e përgjumur, shpjegimi “i turbullt” në klasë apo e kishin mesazhet në celular që prisnin ca përgjigje qoftë edhe të tërthorta?

Gjithsesi, diçka e kish kuptuar më së miri tanimë, një shprehje rrëqethëse: “Do i thuash derrit “dajë” deri të kalosh urën” . 

  

Çast i shuar… 


S’e donte aspak atë orë. Mundësisht të qëndronte sa më larg saj. Jo për gjë, por sa herë flitej apo përmendej fjala “test” ndjente një gërryerje të brendshme që ia zbehte edhe shikimin. 

Diçka kish “punuar” një natë më parë, ndoshta sa për ta bindur veten. S’është se i mendonte të vështira në fakt ato pyetje “llahtaruese”, por ç’e do, asnjë lloj “testimi” s’mund ta përfytyronte dot t’i sillte ndonjë kënaqësi…

Ndoshta nga dembelosja… ndoshta nga ankthi… ndoshta edhe pa arsye… 

Diçka ishte mëse e sigurtë, ishte një nxënës dhe kaq!...  


Kohë edukative… 


Jo thjesht shfletime pa fund, por lexime të kujdesshme me larmi kuptimesh e domethëniesh. Kështu mund të veprojë një nxënës ambicioz që në vetvete primare ka një notë. Vetëm kaq? Ndoshta dhe më shumë, por ja që nëse e pyetën, një përgjigje ka, dua notën dhjetë. 

Si të merret? 

Vetëm atëherë kur s’e kupton s’i i fluturon koha e kur mendja kapërcen pragun e shtëpisë… 

Pasi, pas shumë vështirësive vjen lehtësimi… 

Një mendje e zhvilluar në një trup të zhvilluar!... 



Shkruar nga Evans Drishti 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

843 Lexime
1 vit më parë