URDHRI

COVID-19, masat higjeno-sanitare që duhet të marrin institucionet arsimore në Shqipëri dhe Kosovë

Risjellim në vëmendje masat hijeno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksioneve respiratore aukte përfshirë dhe COVID-19 që duhet të marrin institucionet parashkollore, kopshtet dhe çerdhet dhe institucionet e tjera arsimore.

Institucionet ministrore të shëndetit publik të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës, kanë urdhëruar tashmë institucionet arsimore mbi masat e shtuara që duhet të marrin për parandalimin e përhapjes së infeksioneve respiratore aukte përfshirë dhe COVID-19. Ne ju sjellim rekomandimet përkatëse për t’i pasur në vëmendje. 



Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë:


1. Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me strukturat e varësisë të bashkërendojnë punën me strukturat e institucioneve parashkollore, institucionet e tjera arsimore dhe strukturat përgjegjëse për kopshtet dhe çerdhet në njësitë e qeverisjes vendore për marrjen e masave të mëposhtme: 


  • Sigurimin e kushteve dhe artikujve higjeno-sanitare në mjediset e institucioneve parashkollore dhe institucionet e tjera arsimore duke përdorur solucionet pastruese dhe dezinfektuese përkatëse.
  • Sigurimin e higjienës personale për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe studentët që frekuentojnë këto institucione, sipas udhëzimeve të ISHP, bashkëlidhur këtij urdhri.
  • Sigurimin e higjienës personale për personelin arsimor dhe mbështetës që shërben në këto institucione.
  • Edukimin e vazhduar të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve në lidhje me masat e higjienës personale, sipas rekomandimeve të ISHP bashkëlidhur këtij urdhri.


2. Personeli shëndetësor në institucionet parashkollore dhe ato arsimore të kërkojë nga drejtuesit e institucionit arsimor, të paraqesin numrin total të mungesave në frekuentim për arsye shëndetësore.


3. Ngarkohen për ndjekjen e zbatimit të këtij urdhri, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe ISHP, institucionet parashkollore, institucionet e tjera arsimore dhe strukturat përgjegjëse për kopshtet dhe çerdhet e qeverisjes vendore. 



MAShTI  e Kosovës kërkon nga DKA-të dhe shkollat masa të shtuara parandaluese rreth coronavirusit

 

Në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShP), Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë (MSh), kanë shpërndarë nëpër shkolla materiale vetëdijësuese rreth Coronavirusit. MAShTI, po ashtu, përmes Drejtorive Komunale të Arsimit, ka kërkuar që në të gjitha shkollat në Kosovë ora e parë e mësimit të ndërrimit të pasdites, t’i kushtohet rritjes së vetëdijesimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese duke u bazuar në materialet dhe udhëzimet e pranuara nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, të cilat janë shpërndarë nëpër shkolla. Po ashtu, MAShTI i ka udhëzuar DKA-të që t’i pajis shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare.

Mënyra e kryerjes së higjienës së duarve rekomanduar nga ISHP 


1. Përdorni dezinfektatin e duarve për një higjienë më të mirë!

2. Lani duart kur janë të ndotura në mënyrë të dukshme!

3. Kohëzgjatja e procedurës zgjat 20-30 sekonda.

4. Hidhni solucionin dezinfektant në pëllëmbën e dorës dhe përhapeni atë në të gjithë sipërfaqen. 

5. Fërkoni pëllëmbët e duarve me njëra-tjetrën.

6. Fërkoni pjesët palmare të të dyja duarve dhe kryqëzoni sërish gishtat.

7. Kapni duart me njëra-tjetrën nëpërmjet gishtave të kundërt me njëri-tjetrin.

8. Fërkoni me njërën dorë gishtin e madh të dorës tjetër duke e fërkuar në mënyrë rrethore, dhe përsëriteni veprimin në dorën tjetër.

9. Fërkoni në mënyrë rrethore me gishtat e njërës dorë pjesën palmare të dorës tjetër dhe përsëriteni të njëjtin veprim me dorën tjetër.

10. Kur duart janë të thara, ato janë të sigurta.


Kur duhet të përdoret larja me sapun e duarve?

Lani duart kur ato janë në mënyrë të dukshme të ndotura-në të kundërt përdorni dezinfektantin e duarve!

(Kaltra Tafani, Portali Shkollor) 

3,772 Lexime
4 vjet më parë