Citime motivuese nga Oprah Winfrey
Oprah Gail Winfrey është moderatore amerikane, producente televizive, aktore, autore dhe filantrope. Më poshtë ju sjellim disa fraza të paharrueshme, të cilat ajo i ka përdorur gjatë fjalimeve të saj motivuese.
Oprah Gail Winfrey (29 janar 1954) është moderatore amerikane, producente televizive, aktore, autore dhe filantrope. Oprah, e rritur në varfëri arriti të bëhej një nga personalitet më të mëdha të Amerikës, me një influencë shumë të madhe. Më poshtë ju sjellim disa fraza të paharrueshme, të cilat ajo i ka përdorur gjatë fjalimeve të saj motivuese.
"Bëj atë gjë që mendon se nuk e bën dot. Dështo. Provo sërish. Bëj një punë më të mirë herën e dytë. Ata persona që nuk rrëzohen asnjëherë, nuk ngjiten në lartësitë më të mëdha".
"Sfidat janë dhurata që na detyrojnë të kërkojmë një qendër të re graviteti. Mos i mohoni sfidat, thjesht gjeni rrugën për t’ia dalë".
"Sekreti më i madh në jetë është se jeta nuk ka ndonjë sekret të madh. Cilido qoftë qëllimi për këtë vit, do ia dilni, për sa kohë do jeni të sinqertë me veten dhe përgatitjen tuaj. Keni vetëm një moment dhe një zgjedhje".
"Njih dritën që ndriçon rrugën tënde, në mënyrë që të iluminosh botën".
"Aventura më e bukur që mund të ndërmarrësh është të jetosh jetën e ëndrrave tuaja".
"E gjithë energjia që ju vendosni në diçka, ju kthehet mbrapsht, për mirë apo për keq".
"Çdo ditë sjell tek ju një shans për të marrë frymë, për të mbathur këpucët dhe për të kërcyer këngën e jetës tënde".
"Gëzimi është një ndjenjë e qëndrueshme e mirëqenies dhe paqes së brendshme, një lidhje vërtet e rëndësishme".
"Libri ishte rruga ime e vetme drejt lirisë. Mësova të lexoj në moshën tre vjeçare dhe shumë shpejt kuptova që duhej të sfidoja një botë të tërë".
Përktheu: P.Shtini
Burimi: https://www.weareteachers.com/oprah-quotes-for-the-classroom/
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Festojmë 28-29 nëntorin!
Për ty nëna ime, sepse nënat janë frymëzim i jetës