Ceremonia “Mësuesi i vitit 2023”, mësimdhënësit dhe dy ekipet shkollore që u vlerësuan me çmime specifike
Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga MAS janë nderuar mësuesit e vitit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në përgatitjen e brezave të rinj. Në këtë ceremoni janë vlerësuar specifikisht me çmime 10 mësues dhe dy ekipe nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare në të gjithë vendin.
Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë nderuar mësuesit e vitit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në përgatitjen e brezave të rinj. Në këtë ceremoni janë vlerësuar me çmime 10 mësues dhe dy ekipe nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare në të gjithë vendin.
Në këtë ceremoni janë vlerësuar me çmime 10 mësues dhe dy ekipe nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare në të gjithë vendin:
Tre çmimet për “Mësuesi i vitit 2023” ju dha mësueseve: Adela Puca nga shkolla 9-vjeçare, “Demir Gashi”, Peshkopi, mësuese Oderina Ndreu nga gjimnazi "Asim Zeneli", Gjirokastër dhe mësues Ramazan Zaimi nga shkolla e Vidhanit në Gramsh.
Çmimi “Mësues Promotor i Talenteve 2023” ju dha mësueses Alketa Nikolla nga shkolla e mesme artistike, "Jan Kukuzeli" në Durrës.
Çmimi “Mësuesi Special 2023” ju dha mësuese Nertila Hoxha nga shkolla 9-vjeçare "Liri Kazazi" në Lushnjë.
Çmimi “Mësuesi i Dalluar 2023" ju dha mësuese Matilda Hoxha, drejtore e shkollës 9-vjeçare “Riza Spahiu”, në Kukës.
Çmimi “Psikologu/punonjësi social 2023” ju dha mësuese Majlinda Toma nga Gjimnazi "Hydajet Lezha" në Lezhë.
Çmimi “Trajneri sportiv 2023” ju dha mësues Ardit Lamës nga shkolla "Lef Sallata" në Vlorë.
Çmimi “Mësuesi Mjeshtër 2023” ju dha mësuese Edlira Tabaku, nga gjimnazi "Babë Dudë Karbunara" në Berat.
Çmimi “Mësuesi Novator 2023” ju dha mësueses Emirjeta Luzi, mësuese e Informatikës në shkollën e mesme "Sami Frashëri", Tiranë.
Çmimi "Ekipi më i mirë 2023" për shkollat 9-vjeçare ju dha shkollës 9 vjeçare "Mësonjëtorja e Parë Shqipe", Korçë.
Çmimi "Ekipi më i mirë 2023" për shkollat e mesme ju dha gjimnazi "28 Nëntori" në Shkodër.
Manastirliu: Rritje historike e pagave për mësuesit, paga mesatare 950 euro në 2024
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, gjatë ceremonisë së “Mësuesi i vitit” ka shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare për rritjen historike të pagave të mësuesve të arsimit parauniversitar brenda vitit 2024.
“Një nga faktorët që ndikojnë drejtpërdrejtë në performancën dhe në rritjen e dinjitetit tuaj është mbështetja financiare. Në vitin 2024 ne do të kemi një rritje pagash të konsiderueshme për mësuesit tanë, duke synuar që në fund të 2024 paga mesatare për mësuesit do të jetë 950 euro, - tha Manastirliu në fjalën e saj.
Duke vlerësuar punën e çdo mësuesi, Ministrja Ogerta Manastirliu, bëri me dije nisjen e një programi të ri trajnimi për mësuesit me qëllim rritjen e tyre profesionale.
“Një nga masat që do të ndërmarrim është Programi Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, ku do ta fillojmë trajnimet për praktikat efektive të mësimdhënies në fushat e matematikës, gjuhës dhe shkencave dhe 4 mijë mësues që menjëherë në fazën e parë të këtij programi, do të jenë përfitues, për të përmirësuar aftësitë e tyre pedagogjike në funksion të rritjes së nivelit të kompetencave të nxënësve”, tha Ministrja Manastirliu.
Nga ana tjetër, për t'ju përgjigjur sfidave të kohës dhe digjitalizimit, Ministrja Manastirliu nënvizoi se në fokus të investimeve të MAS do të jetë shtimi i laboratorëve smart në shkolla, me 216 laboratorë gjatë 2024.
Kaltra Tafani
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës