Çelet ekspozita “Unë dhe mësuesja”
Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve. Përveç festimit të kulturës rome, kjo ditë ka për qëllim të rrisë vetëdijen edhe për çështjet me të cilat përballet ky komunitet.
Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve. Përveç festimit të kulturës rome, kjo ditë ka për qëllim të rrisë vetëdijen edhe për çështjet me të cilat përballet ky komunitet.
Në kuadër të kësaj ditë u organizuan një sërë aktivitetesh. Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla uroi më shumë arsimim për komunitetin rom.
“Unë dhe mësuesja” titullohet ekspozita që u realizua nga fëmijët e komunitetit rom të ciklit parashkollor. Nëpërmjet artit fëmijët përcollën mesazhin për një botë më të mirë dhe të barabartë për të gjithë.
120 fëmijë nëpërmjet artit përshkruan jetesën e tyre duke treguar momente të fiksuara nga përditshmëria. Elisabeta Tahiri, nëna e një prej fëmijëve që merrte pjesë në ekspozitë, u shpreh se potenciali i fëmijëve rom meriton vëmendje dhe përkrahje.
“Ishte një gjë shumë e bukur sepse tregon se edhe fëmijët rom duhet të jenë të barabartë me fëmijët e mazhorancës dhe pse ndonjëherë fëmijët rom anashkalohen, janë edhe të pambrojtur... por kjo ekspozitë ishte shumë e bukur dhe tregoi vlerat dhe mënyrën e fëmijëve rom”, tha një nga prindërit.
Ekspozita “Unë dhe mësuesja” u realizua në kuadër të programit “Çdo fëmijë Rom në kopsht”, i cili ka regjistruar përgjatë tre viteve të fundit më shumë se 1000 fëmijë rom në kopshte dhe shkolla.
Në një postim në rrjetet sociale Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka uruar komunitetin rom për festën e tyre. “Gëzuar 8 Prillin! Edhe më shumë për arsimin e komunitetit rom. Sot për vizitë në zyrën e ministrit, nesër vetë ministër!”
Kjo ditë është shpallur zyrtarisht më 1990 në Serok të Polonisë. Autoritetet e disa vendeve të Bashkimit Evropian, sidomos Francës dhe Hungarisë, thuhet se kanë vazhduar të dëbojnë me forcë emigrantët romë, gjatë tre muajve të parë të këtij viti.
(Portali Shkollor)
Vlerësimi përfundimtar, përshkrimi i notës
Datat e provimeve të lirimit 2021
Etika e komunikimit, fjalori i nxënësve të shkollave si (nuk) duhet të jetë, nga Muhamet Selmani