BOTOHET NE FRANCË LIBRI “VRIMA” I RITA PETROS
Pa mbushur ende një vit nga botimi, libri “Vrima” botohet në Francë me përkthim të Luan Ramës nga shtëpia botuese prestigjioze L’Harmattan. Ky botim mban titullin “L’ORIGINE” dhe është i ilustruar me imazhe të fotografit të mirënjohur Felix Bilani
Pa mbushur ende një vit nga botimi, libri “Vrima” botohet në Francë me përkthim të Luan Ramës nga shtëpia botuese prestigjioze L’Harmattan. Ky botim mban titullin “L’ORIGINE” dhe është i ilustruar me imazhe të fotografit të mirënjohur Felix Bilani. Botuesi francez e ka vlerësuar këtë libër si “një vepër poetike me një forcë të bukur të të shkruarit, ku dhuna zbulon kuptimin ekzistencial të jetës që qëndron brenda saj. Me një ndjeshmëri shumë të madhe përshkruhet thelbi i pranisë së erotizmit të ofruar gjithmonë me një gjuhë të zgjedhur e mjaft të kujdesshme poetike...”... “ Origjina, një libër mbi burimin e jetës, dashurinë, frymën... lexojmê këtê libër dhe ja tek na shfaqet Courbet me tablotë e tij prej mishi dhe zjarri....”.
Në fakt “Vrima”, ndonëse e befasoi dhe e tronditi një pjesë të lexuesit shqiptar me erotizmin e hapur, u vlerësua si një libër që e përdor erosin për të thyer tabutë që lidhen me moralin, legjendat, shkencën, fenë dhe vetë origjinën njerëzore. Për këtë libër janë shkruar deri tani mjaft artikuj apo analiza studimore nga studiues e pedagogë, gazetarë e shkrimtarë. Poetja ka qenë e ftuar në auditorë universitarë të Tiranës, Prishtinës e Tetovës, si dhe në disa mjedise shkollore.
Gjithashtu Petro është prononcuar për filozofinë e saj poetike në disa emisione mediatike profesionale në fushën e librit. Një nga kulmet e suksesit të saj si poete ishte dhe bashkëpunimi me regjisorin Arian Sukniqi, i cili realizoi baletin modern “Penetrimi i shpirtrave” mbi libretin e librit “Vrima”, një realizim i panjohur më parë në skenën shqiptare, ku u harmonizua aq bukur gjuha e poezisë me performancën e balerinëve.
Ndërsa studiuesi Luan Rama që është njëkohësisht dhe përkthyesi i poezisë së Petros, ka preferuar që vlerësimin e tij kritik ta japë në formën e një poezie:
“Ka të kuqe në këtë libër/ ka të zezë-të zezë /sy të mbyllur që shohin botën/ thirrja e Gojës dhe e verdha e Vermerit/ si një copëz diell që zhduket…/ Rembrandi fle, Delakrua gjithashtu fle/ Da Vinci nuk zgjohet më/ ndërsa ti, ti shëtit nëpër erë, e dehur nga dashuria duke kërkuar burimet e këtij lumi ku lahet ende Sylamit.”
Intervistë me Ermal Hasimja: “E shkuar e pakryer”, një histori përballë dhimbjes, kujtesës dhe përpjekjes për të mos harruar
Festivali i Poezisë së Pabotueme
Shoku im Maksi