“Bota e bebes”, seria e librave për fëmijët mbi 1 vjeç
“Bota e bebes” është një seri librash që iu dedikohet fëmijëve mbi moshën 1 vjeç. Me anë të këtyre librave fëmijët mësojnë: pjesët e trupit, frutat, ngjyrat, lodrat, natyrën, lëvizjen.
Librat e kësaj serie janë për fëmijët fare të vegjël. Ata kanë ilustrime të bukura të animuara, të punuara me plastelinë, si dhe tekste të shkurtra, që i ndihmojnë bebet të zbulojnë botën përreth.
“Bota e bebes” është një seri librash që iu dedikohet fëmijëve mbi moshën 1 vjeç. Me anë të këtyre librave fëmijët mësojnë: pjesët e trupit, frutat, ngjyrat, lodrat, natyrën, lëvizjen.
Trupi
Ky libër, i ilustruar me bebe që tregojnë me gisht pjesët e tyre të trupit, i mëson fëmijët të njohin dhe të shqiptojnë pjesët e tyre të trupit, shqisat si dhe përse shërbejnë ato.
Lodrat
Ky libër, përmes ilustrimeve të këndshme, argëtuese dhe didaktike, i njeh të vegjlit me lodra të ndryshme dhe i mëson ata se si të luajnë me to. Në këtë libër fëmijët do të gjejnë edhe se cila është lodra e tyre më e parapëlqyer.
Frutat
Frutat janë aq të dashura dhe të ushqyeshme për bebet. Ky libër i njeh ato me disa nga frutat që përdoren më shumë në ushqimet e tyre. Përmes ilustrimeve të bukura bebet mësojnë të dallojnë ngjyrat e tyre.
Ngjyrat
Ky libër shumë natyrshëm i njeh fëmijët me disa kafshë, fruta ose sende të dashura për ta, si dhe nxit ata të dallojnë, të emërtojnë ngjyrat dhe t’i grupojnë sendet sipas ngjyrave. Nëpërmjet tij, fëmijët mësojnë që çdo gjë ka ngjyrën e vet.
Lëvizja
Ky libër i njeh fëmijët me gjërat që lëvizin në natyrë dhe mjedisin përreth. Ata mësojnë se kafshët jetojnë në ujë, në ajër dhe në tokë, si dhe përkatësisht notojnë, fluturojnë, zvarriten, kërcejnë, etj. Gjithashtu, ata mësojnë edhe për mjetet e transportit që përdorin njerëzit për të lëvizur në tokë, në ajër e ujë.
Natyra
Ky libër i njeh bebet me natyrën dhe dukuritë e saj: qiellin, hënën e yjet, shiun, erën dhe ylberin, për gjethet që bien, për pemët, lulet, frutat etj.
Albas pjesë e trajnimit në Athinë me temë “Metodat e mësimdhënies në kushtet e dygjuhësisë”
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
Nxënësit njihen me procesin e shtypjes së një libri