Betohet ministrja e re e MASR, Evis Kushi: Do të jem dëgjuesi dhe zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti dhe akademiku
Ministria e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, menjëherë pas betimit për detyrën e re, ka shprehur përmes një postimi në Facebook përgjegjësinë dhe përkushimin që do ta shoqërojnë përgjatë kësaj detyre.
Evis Kushi është betuar para presidentit të vendit Ilir Meta duke marrë zyrtarisht detyren si ministre e Arsimit. Ajo mbërriti në selinë e presidencës vetem pak minuta pasi koleget e saj në parlament votuan me 104 vota pro dekretin e emerimit të saj në këtë detyrë. Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese.
Ndërkaq, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, në faqen e saj zyrtare facebook, ka shprehur përmes një postimi përgjegjësinë dhe përkushimin që do ta shoqërojnë përgjatë kësaj detyre. Eksperienca shumëvjeçare në arsim do ta ndihmojnë atë për të çuar përpara shumë reforma. Sipas saj, prejardhja nga Elbasani, kryeqendra e arsimit për shqiptarët, është një shtysë e fortë që e shton edhe më shumë vullnetin për punë.
Postimi i plotë i Ministres, si më poshtë:
"Detyra e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën do të punoj çdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin tim më të lartë. Prejardhja nga Elbasani, i mirënjohur edhe si kryeqendër e arsimimit të shqiptarëve me “Normalen” e tij të famshme, ma shton edhe më shumë vullnetin që me përvojën time shumëvjeçare në arsim, të çoj akoma më përpara reformat e ndërmarra deri tani, si dhe të jem kurdoherë dëgjuesi dhe zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti dhe akademiku".
Evis Kushi vjen ne kete detyrë pas largimit te Besa Shahinit, e cila drejtoi ministrinë e Arsimit për më shumë se një vit e gjysmë. Largimi i Besha Shahinit nga detyra u bë publik, nga kryeministri Edi Rama ditën e parë të vitit të ri shkollor, gjatë një takimi ku ndodhej edhe ministrja e re që tashmë nisi zyrtarisht detyrën.
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Pyetjet që mund t’u bëni nxënësve në ditën e parë të shkollës
Dita e parë e shkollës, këshilla për prindërit