Reflektim

Besim në ëndrra dhe “luftë” për t’ia dalë mbanë, për një jetë me suksese

“Si çdo vit shkollor edhe këtë vit e pritëm me entuziazëm, me shpresë që të mbushemi plot me suksese, lumturi, momente të bukura, sepse një ditë të gjithë do të shndërrohen thjesht në një kujtim...”, pjesë nga shkrimi motivues që na sjellë Berinika Arsllani.

Sa i bukur është fillimi shkollor.

Filloj viti i ri shkollor, filluan emocione të ndryshme të përziera me ankth.


Si çdo vit shkollor edhe këtë vit e pritëm me entuziazëm, me shpresë që të mbushemi plot me suksese, lumturi, momente të bukura, sepse një ditë të gjithë do të shndërrohen thjesht në një kujtim.


Kur ende jemi në bankat shkollore, neve na duket që koha kalon shumë ngadalë, por e vërteta është se koha ecën shpejtë mirëpo ne atë nuk e kuptojmë. E më vonë e shohim se nga e kaluara mbetet vetëm një gjë. Dhe ajo do të ngelet thjeshtë si një kujtim.


E pyesin veten: Vallë si kaluan ato 13 vite shkollë?


Po ju keni një përgjigje për këtë gjë, kur kujtoni vitet e kaluara të shkollës? 


Shkolla është si një fletore, kur e hap atë çdo ditë, fillon te lexosh dhe atëherë ushqehesh me dituri, mirëpo edhe në çdo ndërrim te faqeve, ndërrohen edhe ditët.


Kështu mund të them për veten time, sepse në të katër vitet e shkollës së mesme të mjekësisë, kalova në një rrugë të gjatë dhe të vështirë, por ajo që më bëri t’ia dal ishte thjeshtë vullneti, besimi, motivimi dhe kuraja.


Pse për t’u bërë njerëz të pasur presim të fitojmë para?

A e keni ditur se dija është më me vlerë se paraja. 


Shihni njëherë përreth vetes, në më tepër raste shihni njerëz të mërzitur dhe një përqindje shumë e vogël e njerëzve të suksesshëm.


Pse? 

Sepse ai ka pasur besim në ëndrrat e tij, ka luftuar dhe ia ka dalë mbanë.

Pse edhe ne të mos vrapojmë pas ëndrrave tona, vetëm pse dikush na tha: "Nuk mundesh", "E pamundur", "Shkel në tokë"...etj etj. 


Unë tani prej jush dua të kërkoj diçka: 


"Ëndërroni dhe krijoni atë që keni ëndërruar"


Që të jeni të suksesshëm mos prisni prej askujt diçka, mësoni shumë në shkollë, lexoni sa më tepër libra, shkruani dhe sfidoni të gjithë ata njerëz që thonë gjëra negative. Mos lejoni t’ju ndaloj askush dhe mos harroni se, ne një herë vijmë në jetë dhe një herë e kemi këtë mundësi. 

Sepse unë kështu bëra. Sepse kjo është jeta jonë dhe për këtë vendosim vet ne.



Berinika Arsllani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,434 Lexime
2 vjet më parë