Atmosfera festive gjatë natës së ndërrimit të viteve
Tirana ka festuar me një spektakël fishekzjarresh ardhjen e vitit të ri 2016. Një koncert me këngëtarët më të mirë të muzikës moderne shqiptare
Tirana ka festuar me një spektakël fishekzjarresh ardhjen e vitit të ri 2016. Një koncert me këngëtarët më të mirë të muzikës moderne shqiptare si: Eugent Bushpepaj, Marsela Çibukaj, Kamela Islamaj ka mbledhur në sheshin Nënë Tereza që në orën 22:30, qytetarë, të rinj e të reja që i kanë dhënë së bashku lamtumirën vitit të vjetër. Në shesh ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili bëri dhe numërimin mbrapsht të sekondave të fundit të 2015-s.
Bebja e parë e vitit quhet Ambla Shahu dhe është fëmija i parë i 25-vjeçares Iselva Shahu.
Kjo ka qënë atmosfera në sheshin Skëndërbej në momentin kur trokiti 2015. Mediat kanë përcjellë atmosferën drejtpërdrejtë. Spektakli i fishekzjarreve edhe pse pa një organizim nga institucionet si në vende të tjera ka vazhduar gjatë. Në tryezën e ngrohtë familjare në lokale, në sheshe dhe kudo shqiptarët kanë uruar njëri-tjetrin për një vit të mbarë e të begatë.
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër, bashkimet e akrepave qe lajmëruan ardhjen e Vitit të Ri, u pritën nga një pjesë e qytetarëve në sheshin kryesor “Nënë Tereza”. Hedhja tradicionale e fishekzjarreve nga Bashkia, por jo vetëm, dhe urimet, ishin kryefjalë e festimeve. Më pas qytetarët e shumtë festuan në lokalet e nates, deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit.
Edhe në Lezhë, momenti i ndërrimit të viteve, i mblodhi qytetarët në qëndër të qytetit. Atmosfera u monitorua nga policia dhe kaloi pa incidente.
Ndërrimi i viteve nga fierakët është pritur ndryshe nga një vit më parë. Qytetarët pas hedhjes së fishekzjarreve në sheshin qëndror, iu drejtuan lokaleve ku festuan me të afërmit ditën e parë të vitit.
Në Berat qindra qytetarë u mblodhën në qendër të qytetit, ku pritën ndërrimin e viteve me një spektakël fishekzjarresh.
Në Korçë, qytetarët u mblodhën pranë katedrales për të shijuar spektaklin e ofruar nga bashkia e qytetit, shoqëruar me fishekzjarre momentin e ndërrimit të viteve. Qindra vizitorë që kishin zgjedhur Korçën për këtë fundvit, iu bashkuan festës.
Spektakli i fishekzjarreve shoqëroi dhe qytetin e Elbasanit.
Në Lushnje dhe Fushë Krujë, atmosfera ka qenë disi më e vakët, pasi shumë prej qytetarëve kanë zgjedhur të festojnë në shtëpi, ndërkohë që të rinjtë kanë zgjedhur të argëtohen nëpër lokale dhe klube nate, deri në orët e para të mëngjesit.
Qindra qytetarë kosovarë u mblodhën në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të pritur së bashku ardhjen e Vitit të Ri 2016. Gjatë mbrëmjes pati një sërë aktivitetesh, përfshirë një koncert live ku ishte i pranishëm Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ahmeti u bëri thirrje që qytetarëve t'u falin sa më shumë dashuri njerëzve të afërt.
Nën tingujt e muzikës dhe magjisë së fishekzjarreve, qytetarët kaluan një mbrëmje të këndshme pranë njerëzve të tyre më të afërt.
Në Kosovë fëmija i parë i vitit ishte një djalë.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës