Arsimi Profesional të jep mundësi të shkëlqyera
Ky projekt është përgatitur nga klasa e X dhe XI, të klasës profesionale, drejtimi Teknologji Informacioni në shkollën “Havzi Nela”, Kukës. Sipas projekteve të nxënëse Arsimi Profesional të jep një zanat, të jep njohuri dhe aftësi të specializuara.
Interneti ka pasur një ndikim thelbësor në dy fusha kryesore: në fushën e komunikacionit dhe informimit. Sot është shndërruar në burim informacioni për miliona njerëz. Madje sfida e shërbimeve inteligjente është “teknologji apo aftësi njerëzore” kjo falë ndikimit të zhvillimit të teknologjisë në jetën tonë!
Sot është krijuar një sistem modern dhe cilësor i Arsimit Profesional, i cili i do të kontribuojë në krijimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të aftësive profesionale dhe të të rinjve dhe të rriturve, nëpërmjet ofrimit të kualifikimit profesionale jo vetëm në përputhje me kërkesat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, por edhe më gjerë.
Arsimi Profesional të jep një zanat, të jep njohuri dhe aftësi të specializuara, të jep mundësi të shkëlqyera karriere, por mbi të gjitha të lidh më shpejt me tregun e punës.
Për të mos humbur më shumë kohë, e për të qenë më bindës se pse ne duhet të zgjedhim arsimin profesional, nxënësit kanë përgatitur prezantime rreth aplikacioneve, rrjeteve sociale software, hardwereve, paisjeve, animacioneve, që ne përdorim më së shumti në jetën e përditshme.
Bota e rrjeteve sociale është çdo ditë në ndryshim prandaj shpesh herë mund të bëhet e vështirë të ruajmë privatësinë tonë.
Kjo është fraza me të cilën kam zgjedhur ta hap këtë projekt promovimi të shkollës profesionale “Havzi Nela” drejtimi TIK, për të treguar që është Arsimi dhe Aftësimi Profesional i cili pajis nxënësit me njohuri, shkathtësi, vlera dhe qëndrime që ju mundësojnë atyre t’i plotësojnë nevojat e të sotmes dhe sfidat e së nesërmes.
Arsen Cenaj, nxënës i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit thotë: Information Technology, term i cili integron shkencat elektronikës, telekomunikacionit, informatikës, internetit dhe medias.
Stefan Jahnichen, profesor i shkencave software në Universitetin Teknik të Berlinit ka thënë: Kompjuteri i së ardhmes është gjithkund dhe askund!
Kjo është një shprehje shumë kontradiktore, por ai e shpjegon më së mirë kur thotë se: kompjuterët do të bëhen gjithnjë e më të vegjël, hap pas hapi do t’i fshihen pamjes që shohim ne! Kompjuterët modernë të së ardhmes, do të jenë pjesë e jetës tonë, do të komandojnë dhe rregullojnë jetën tonë pa e vënë re.
Me pak fjalë mund të themi që është teknologjia që përdoret për krijimin, përpunimin, ruajtjen, transmetimin, këmbimin dhe përdorimin e informacioneve në të gjitha format e saj.
(Portali Shkollor)
Vlerësimi përfundimtar, përshkrimi i notës
Datat e provimeve të lirimit 2021
Etika e komunikimit, fjalori i nxënësve të shkollave si (nuk) duhet të jetë, nga Muhamet Selmani