Arsimi parauniversitar, standardet profesionale të formimit të përgjithshëm dhe të formimit lëndor të mësuesit
Dokumenti i standardeve profesionale të mësuesit, i hartuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), ka si qëllim kryesor të përshkruajë një vizion për mësimdhënien, me fokus plotësimin e nevojave dhe të interesave individuale të nxënësit për dijen.
Shkolla krijon kushte dhe mundësi që nxënësi: të ndërtojë dhe të zhvillojë njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera që kërkohen nga shoqëria demokratike; të zhvillohet në mënyrë të pavarur e të gjithanshme; të kontribuojë në ndërtimin dhe në mirëqenien vetjake dhe të shoqërisë shqiptare, si dhe të përballet në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës. Zbatimi i reformës kurrikulare që bazohet në kompetenca, kërkon ndryshimin e rolit të mësuesit dhe të shkollës, si dhe pritshmërinë ndaj tyre. Mësimdhënia dhe të nxënit me kompetenca kërkon mësues të aftë për të lehtësuar të nxënit e nxënësve, si dhe për t’u siguruar atyre strategji, mjete dhe burime të përshtatshme për ta bërë të nxënit sa më efektiv. Paketa e zhvillimit profesional të mësuesve, pjesë e së cilës është edhe dokumenti i standardeve profesionale të mësuesit, kërkon që zhvillimi profesional i mësuesve të ketë fokus të fuqishëm në rezultatet e nxënësit.
Pyetja që shtrohet është: Cili është impakti i mësimdhënies te nxënësit, pra sa efektive është mësimdhënia?
Të gjithë mësuesve duhet t’u jepet mundësia të marrin pjesë në zhvillim profesional, gjë që i ndihmon ata “të ushqehen” dhe t’u përkushtohen nxënësve në progresin dhe në suksesin e tyre. Zhvillimi intensiv i vazhdueshëm profesional i orientuar në standarde dhe në tregues të matshëm ndihmon mësuesit “të rriten” dhe të vlerësojnë ecurinë e performancës së tyre. Mësuesia është profesioni më i rëndësishëm që ndikon në formimin e brezit të ardhshëm dhe duhet të formohet dhe të zhvillohet duke u bazuar në standarde, të cilat përcaktojnë se çfarë duhet të dijë çdo mësues, çfarë aftësish duhet të demonstrojë dhe nga ç'vlera e qëndrime duhet të karakterizohet.
Dokumenti i standardeve profesionale të mësuesit, i hartuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), ka si qëllim kryesor të përshkruajë një vizion për mësimdhënien, me fokus plotësimin e nevojave dhe të interesave individuale të nxënësit për dijen.
- Në pjesën e parë të këtij dokumenti përshkruhen qëllimi, kujt i adresohen këto standarde, si dhe struktura e tyre.
- Në pjesën e dytë përshkruhen standardet profesionale të formimit të përgjithshëm të mësuesit.
- Në pjesën e tretë përshkruhet mënyra e vetëvlerësimit të performancës së mësuesit duke u bazuar në këto standarde.
- Në “Shtojcë” përshkruhen standardet profesionale të mësuesve sipas lëndëve.
Dokumentin e plotë e gjeni më poshtë në formatin PDF:
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë