Aplikimi në universitete, zbardhen datat e plotësimit të formularëve
Agjencia Kombëtare e Provimeve njofton të gjithë maturantët/kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në garën e pranimit në IAL, se duhet së pari të bëjnë plotësimin pranë shkollave përkatëse të mesatares në portalin matura.akp.gov.al
Agjencia Kombëtare e Provimeve njofton të gjithë maturantët/kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në garën e pranimit në IAL, se duhet së pari të bëjnë plotësimin pranë shkollave përkatëse të mesatares në portalin matura.akp.gov.al. Mesatarja pasqyrohet në sistemin informatik nga përfaqësuesit e autorizuar të shkollave të mesme dhe vetëm pas kryerjes së kësaj procedure, maturanti/kandidati mund të bëjë plotësimin e formularit të aplikimit për në IAL në çdo mjedis ku ka akses interneti, sipas kalendarit të publikuar. Plotësimi i këtij formulari lidhet me përzgjedhjen e jo më shumë se10 (dhjetë) programeve të studimit preferenciale midis atyre të ofruara nga Institucionet Publike dhe Private të Arsimit të Lartë për vitin akademik 2016-2017.
Pas këtij procesi të kryer me sukses, maturanti / kandidati bëhet pjesë e garës për t'u shpallur fitues në programet e studimit që IAL-të ofrojnë. Procesi i hedhjes në sistemin informatik të notës mesatare (sipas VKM-së Nr.407, dt.01.06.2016) fillon në shkollat e mesme ditën e premte dt. 29.07.2016 ora 08.30. Kujtojmë se çdo maturant kandidat për hedhjen në sistem të notës së tij mesatare duhet të kryejë sipas radhës veprimet e mëposhtme:
1. Së pari duhet të shkarkojë nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) www.akp.gov.al faturën përarkëtim tek linku fatura për arkëtim për plotësimin e formularit për në IAL dhe më pas ta printojë.
2. Me këtë faturë të printuar duhet të paraqitet pranë zyrave të Postës Shqiptare, apo secilit filial të bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh.
3. Pas kësaj duhet të paraqitet në drejtorinë e shkollës në të cilën kanë bërë aplikimin e formularit A1, apo A1Z dhe të dorëzojë mandat-pagesën.
4. Pas dorëzimit të mandat-pagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik notën mesatare të tij sipas formulës së përcaktuar me VKM.
Maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme nuk kanë mundësi të aplikojnë me formularin e aplikimit për në IAL për shkak të mungesës në sistem të notës mesatare. Afati i plotësimit të notave mesatare në sistem është nga data 29.07.2016 ora 08:30 deri 10.08.2015, ora 16:30.
Përsa i përket afateve të plotësimit të mesatares duhet të kenë parasysh edhe kalendarin e aplikimeve sipas DAR/ZA-ve të publikuar në faqen tonë zyrtare. P.sh. maturantët dhe kandidatët e DAR Tiranë kanë si afat plotësimi të mesatares periudhën 29 korrik deri më 3 gusht 2016, meqenëse kjo është edhe data e fundit e aplikimit për maturantët / kandidatët në këtë DAR. Po njësoj për secilin DAR/ZA afati i fillimit të plotësimit të mesatares në sistem është data 29 korrik dhe afati i fundit është ajo datë kur kanë të planifikuar ditën e fundit të aplikimit për në IAL.
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar kalendarin e aplikimit online në IAL. Në tabelë mund të shikohen datat kur do të regjistrohen të gjithë kandidatët.
Hartimi i projektit kurrikular
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri