Qendra e Trajnimeve Albas

Albas, trajnim për dy module në Lushnjë

"Mësimdhënia në kurrikulat e reja" dhe "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës" janë dy modulet që u zhvilluan në Lushnje nga Qendra e Trajnimeve Albas për të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitarë.

Qendra e Trajnimeve Albas ishte në Lushnje ku zhvilloi trajnim për dy module të akredituara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Dy modulet "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës" dhe "Mësimdhënia në kurrikulat e reja" u përzgjodhën nga mësuesit për t'u ndjekur.  


Gjuha e zgjedhur e trajnereve, metodat efikase dhe organizimi i detajuar i agjendës së trajnimit bënë që mësuesit të zgjidhnin Qendrën e Trajnimeve Albas për të përfituar profesionalizëm, kredite dhe më shumë ndihmë për vështirësitë që hasin gjatë punës së përditshme me nxënësit.

Moduli "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës" trajtoi çështjet:

  • Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë;
  • Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. 
  • Sfidat dhe dilemat në përfshirje;
  • Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe të dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësuesve në realizimin e objektivave.

Moduli "Mësimdhënia në kurrikulat e reja" diskutoi rreth këtyre çështjeve, por jo vetëm:

  • Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca; 
  • Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca; 
  • Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuara mbi kompetencat e synuara nga nxënësit; 
  • Kuptimi mbi situatën e të nxënit. 
  • Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme. 
  • Roli i mësuesit/edukatorit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Ne të dyja programet, u krijua një frymë bashkëpunuese dhe miqësore. Çdo mësues parashtroi problematikat e tij dhe përmes bashkëbisedimit shkëmbyen eksperienca të vlefshme në fushën e mësimdhënies.

 Trajnuesit e dy programeve që udhëhoqën trajnimin  hapën shtigje të reja komunikimi. Të gjithë mësuesit shprehën mjaft interes për shumë çështje, të cilat i takojnë procesit të mësimdhënies.

Pas përfundimit të testimit, secili mësues u certifikua, duke u pajisur me një kredit për secilin modul.

Qendra e trajnimeve Albas gjendet gjithmonë pranë mësuesve duke ofruar tre module të akreditura nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit:

“Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”; 

“Mësimdhënia në kurrikulat e reja”; 

“Menaxhimi i klasës”. 


(Portali Shkollor)

1,952 Lexime
6 vjet më parë