QTPA

Albas, trajnim me kredite në Tiranë

Në datat 9 dhe 10 nëntor, do të zhvillohet trajnimi për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”, në Tiranë. Në trajnim marrin pjesë të gjithë mësuesit e interesuar.

Në datat 9 dhe 10 nëntor, do të zhvillohet trajnimi për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”, në Tiranë. Në trajnim marrin pjesë të gjithë mësuesit e interesuar. Moduli përmban 1 kredit.


Qendra e Trajnimeve Albas zhvillon trajnime me kredite në të gjithë vendin për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: 

Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës,

Mësimdhënia në kurrikulat e reja,

Menaxhimi i klasës.


Në datat 9 dhe 10 nëtor, do të zhvillohet trajnimi për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”, në Tiranë. Në trajnim marrin pjesë të gjithë mësuesit e interesuar. Moduli përmban 1 kredit dhe kushton 2.000 lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank, pasi të kryhet procesi i regjistrimit. 


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton këto çështje:

• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca,

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca,

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies/nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit,

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit, mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme,

• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.


Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit dhe për të tjera detaje jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën elektronike [email protected]


Redaksia e Portalit Shkollor

2,269 Lexime
6 vjet më parë